IMG_0404 - Copy
Kthehu pas
12.09.2017

Vizita në terren

Sfondi 

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM është agjenci e pavarur e përcaktuar me nenin 142 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. 

KPMM menaxhon aktivitetet minerare duke vepron në interes të publikut në Kosovë në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-163 për Minierat dhe Mineralet dhe Ligjin Nr. 04/L-158 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-163 për Minierat dhe Mineralet  si dhe ne përputhje me Strategjinë Minerare të Republikës se Kosovës. 

Qëllimi

Bazuar në përgjegjësit ligjore të Bordit të KPMM-së, të përcaktuara me LMM dhe duke vlerësuar rendësin e monitorimit të zhvillimeve në terren,  në aspektin gjeologjisë dhe të xehetarisë Bordi dhe Drejtori i KPMM-së  është duke zhvilluar vizita në terren.

Vizitat në terren

Deri më tani janë  zhvilluar disa vizita në terren përfshirë pjesën veriore, perëndimore dhe qendrore të vendit, vizitat do të vazhdoje edhe gjatë ditëve në vijim.

Me qëllim të koordinimit sa më mirë të këtij aktiviteti, Bordi së  bashku me drejtorin u akorduan që vizitat të zhvillohen ditën e martë. Andaj, sugjerohet anëtaret e Bordit dhe Drejtori që koordinojnë aktivitetet, ashtu që mundësisht gjatë ditës së martë të jen pjesë e punës në terren, nga ana tjetër Bordi dhe drejtori do të koordinojnë punët, ashtu që gjatë punës në terren të mos ketë asnjë zvarritje apo pengese në punët dhe obligimet ditore të KPMM-së, qofshin ato përgjegjësi e Bordit apo e ekzekutivit, duke u bazuar në këtë, Bordi dhe Drejtori mund të vendosin për ndryshimin e ditës dhe po ashtu përbërjen e ekipit.

Bazuar në dinamiken e vizitave, ky aktivitet pritet të vazhdoj edhe në vitet në vijim. Sipas nevojës Bordi dhe drejtori mund të hartojnë raporte periodike, dhe apo mund të nxjerrin konkluzione që lidhen me punët dhe përgjegjësit e KPMM-se dhe njësive përkatëse brenda saj.

Me fat!

Bordi i KPMM-së