trepca
Kthehu pas
19.10.2017

Raport nga vizita – Menaxhmentit të ndërmarrjes “Trepça” në Mitrovicë

Në kuadër të vizitave në terren dhe në ndërmarrjet minerare, sipas planit të Bordit të KPMM-së, me datën 17.10.2017, delegacioni i KPMM-së, në përbërje: Musa Shabani – kryesues i Bordit, Avdi Konjuhi – anëtar i Bordit, Kemajl Zeqiri – anëtar i Bordit, zhvilloi një vizitë menaxhmentit të ndërmarrjes “Trepça” në Mitrovicë.

Delegacioni i KPMM-së u prit nga drejtori i ndërmarrjes “Trepça” z. Ahmet Tmava si dhe drejtori i minierës me flotacion të Stan Tergut z. Qazim Jashari.

Zt. Musa Shabani, e njoftoi menaxhmentin lidhur me qëllimin e vizitës, duke e potencuar licencimin dhe mbarëvajtjen e punëve.

Vazhdimi i licencave të Trepçës, respektivisht për minierat e Stantergut dhe Artanës edhe për tre muaj nga ana e KPMM-së është në përputhje me legjislacionin minerar të Republikës së Kosovës, njëjtën kohë është edhe një sinjal për përshpejtimin e punëve për të pajisur me licencë të re  konform ligjit për Trepçën, gjegjësisht regjistrimin e ndërmarrjes si ndërmarrje e re në përputhje me këtë Ligj.

Lidhur me regjistrimin e ndërmarrjes “Trepça” me statusin e ri na informoi edhe drejtori Tmava duke theksuar se janë në përpjekje të vazhdueshme në përmbushjen e detyrimeve për regjistrim.

Drejtori na informoi edhe lidhur me mbarëvajtjen e punëve dhe vështirësive në minierat e Trepçës sidomos në çështjen e sigurisë, ku vazhdimisht janë në përpjekje në rritjen sigurisë në pune e sidomos gjate përdorimit të eksplozivit në punët minerare.