Foto2
Kthehu pas
16.10.2017

Raport nga vizita – Minierat e Pb-Zn / Leposaviq

Në kuadër të vizitave në terren dhe në ndërmarrjet minerare, sipas planit të Bordit të KPMM-së, me datën 10.10.2017, delegacioni i KPMM-së, në përbërje: Kemajl Zeqiri – anëtar i Bordit/udhëheqës i delegacionit, Avdi Konjuhi – anëtar i Bordit, Festim Kutllovci – anëtar i Bordit, Fatmir Gërguri – Kryeinspektor, Ivan Kovaçeviç – inspektor, Shpresa Krasniqi, përkthyese, zhvilloi një vizitë minierave të Pb-Zn në Leposaviq.

Delegacioni i KPMM-së u prit nga drejtori i minierave me flotacion Cërnac dhe Belloberdo, Stevica Vidosavljeviç, drejtori i minierës, Dragan Trifunoviç si dhe drejtori flotacionit, Radisav Trifunoviç, në zyrën e drejtorisë së minierave të Trepçës në Leposaviç.

  1. Kemajl Zeqiri, i njoftoi menaxhmentin e minierave lidhur me qëllimin e vizitës, duke e potencuar bashkëpunimin e mirë që aktualisht ka KPMM me këto miniera, z. Zeqiri gjithashtu potencoi edhe problemet dhe vështirësitë që aktualisht janë në minierat e Trepçës në përgjithësi me theks tek minierat Cërnac dhe Bellobërdo, duke potencuar vështirësitë në prodhim, mungesën e investimeve, problemet mjedisore, mos pagesa e rentës minerare etj.
  2. Stevica Vidosavljeviç, në fjalën e tij falënderoi Bordin e KPMM-së dhe KPMM për vizitën duke theksuar bashkëpunimin e ndërsjellë, me theks mbështetjen që Bordi dhe KPMM në vazhdimësi ka ofruar për minierat Cërnac dhe Bellobërdo. Po ashtu z. Trifunoviç, njoftoi delegacionin mbi gjendjen e përgjithshme të minierave, prodhimin e vështirësitë aktuale, duke shfaqur besimin që së bashku të angazhohemi në gjetjen e mundësive për investime dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese në këto miniera.

Në vazhdim, u zhvilluan diskutime lidhur me çështjet e cekura më lart. Delegacioni siguroi menaxhmentin, se KPMM do të vazhdoj të mbështet zhvillimin e minierave Cërnac dhe Bellobërdo për rritjen e prodhimit dhe arritjen e rentabilitetit duke u bazuar në kompetencat ligjor.

Më pas delegacioni zhvilloi vizitë në terren në minierën e Bellobërdos si dhe stacionin e hidro-mbushjes në kuotën 1430 m, të ndërtuar me investime të minierës gjatë vitit 2007. Vizita përfundoi rreth orës 15:00.