Gjilan
Kthehu pas
01.11.2017

Raport nga vizita në Regjionin e Gjilanit

Në kuadër të vizitave në terren dhe në ndërmarrjet minerare, sipas planit të Bordit të KPMM-së, me datën 31.10.2017, delegacioni i KPMM-së, në përbërje: Musa Shabani – kryesues i Bordit, Kemajl Zeqiri – anëtar i Bordit,  Avdi Konjuhi – anëtar i Bordit dhe Ramiz Krasniqi – drejtor i KPMM-së; zhvilloi një vizitë ndërmarrjeve në regjionin e Gjilanit: “Guri”sh.p.k,“Abi” sh.p.k., “Pro Eng” sh.p.k.,“Kofix” sh.p.k dhe “Belushi” sh.p.k.

Delegacioni i KPMM-së me këtë rast zhvilloi takime të shkurtuara me përfaqësuesit e ndërmarrjeve minerare, ku u diskutua për mbarëvajtjen e punëve, sfidave të prodhimit, marrëdhëniet me komunitete si dhe raportet me të punësuarit.

Nga monitorimi vizual i këtyre ndërmarrjeve minerare, Bordi vërejti se përgjithësisht ndërmarrjet janë duke zbatuar projektet, rreth strukturës dhe sigurisë minerare, megjithatë vërehet se mungojnë shenjat sikurse logot e ndërmarrjeve, shenjëzimi minerar, shenjëzimi i kufijve të licencës, por në përgjithësi vërehet dinamikë dhe rregull teknike e prodhimtarisë.

Sa i përket të punësuarave, ndërmarrja “Guri”sh.p.k veç tjera konfirmoi si të punësuar edhe tre punëtorë nga komunitet serb, dhe po ashtu ceken disa kontribute në komunitet, por pa dhënë detaje.

Bordi kërkoi që, tani dhe në të ardhëm, ndërmarrjet nga një kopje të dëshmive mbi kontributin në komunitet të dërgojnë në KPMM, pasi Bordi është i interesuar të bëjë një vlerësim të investimeve të ndërmarrjeve minerare në komunitet, gjë që u prit mirë nga përfaqësuesit e ndërmarrjeve.

Vizita përfundoi rreth orës 14:00