Hidrologjia

Ne Kosove ndeshen shume lumenj, qe rrjedhin ne drejtim te Detit Adriatik, Detit te Zi dhe Detit Egje. Lumenjte kryesore te Kosoves jane Drini i Bardhe (ne pjesen jugore te Kosoves – derdhet ne Detin Adriatik), Lumi i Ibairt (ne pjesen veri perendimore, derdhet ne lumin Morava dhe Danubi dhe me tej ne Detin e Zi), lumin e Lepencës (ne pjesen jug lindore derdhet ne lumin Vardar dhe ne detin Egje).

Eshte shume interesante fakti qe Deti i Zi eshte i drenuar nga ujrat nga nje siperfaqe e zones ujembledhese prej 5500 km², ose 51 % te territorit te Kosoves, Deti Adriatik eshte i drenuar nga nje zone prej 4500 km² ose 43 % dhe Deti Egje eshte i drenuar nje zone vetem 900 km² ose 6 %.

Hidrologjia e Kosovës

Kurrizoret ujendarese te tri drenazheve kryesore (Drini i Bardhe, lumi i Ibarit dhe Lepenices) takohen me njeri – tjetrin afersisht 16.5 km ne perendim te Ferizajt, ne zonen kadastrale te Budakovës (Bashkia e Suharekës). Ne kete pike kontakti i tre kurrizoreve ujendarese ndodhet Mali Drmanska me lartesi 1,359 m mbi nivelin e detit. Prej kesaj pike, siperfaqja ujore derdhet ne drejtim te Detit Adriatik, Detit te Zi ose Detit Egje.

Lumenj te tjere te rendesishem ne Kosove jane: Lumi i Sitnices, Morava e Bisnecës, Bistrica e Pejës dhe Bistrica e Deçanit. Kosova gjithashtu ka nje numer te madh burimesh karstike, burime te ujrave termale dhe minerale, lugina akullnajore dhe liqene natyrale dhe artificiale.