Informata të përgjithshme

Republika e Kosovës është shtet i themeluar me 17.02.2008, shtrihet në Evropën jug-lindore, në pjesën qendrore te gadishullit Ballkanik. Në jug-perëndim kufizohet me Shqipërinë, në veri-perëndim me Malin e Zi, në veri me Serbinë dhe në lindje dhe jug-perëndim me Maqedoninë. Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të aprovuar me 16.06.2008, Republika e Kosovës është shtet multietnik, ku janë të vendosura edhe institucionet ndërkombëtare siç janë EULEX dhe ICO të cilat janë si monitorues të implementimit te Kushtetutës, Gjyqësisë dhe Policisë. Topografikisht, Kosova përfaqëson një pellg të rrafshtë të rrethuar me male të larta nga te gjitha anët.

  • Sipërfaqja: 10,908 km² (4,212 mila katror).
  • Numri i banorëve: 1,859,203 (2014).
  • Përkatësia etnike: 92% Shqiptarë, 4% Serbë, 4% të tjerë (Turq, Romë, etj.).
  • Demografia: 49.66% femra, 50.34% meshkuj.
  • Shkalla e njohjes së shkrim-leximit: 89.8% femra, 97.7% meshkuj.
  • Qeverisja: Presidenca e Republikës së Kosovës, Kuvendi i Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës.
  • Valuta: Euro (€).
  • GDP për banorë: 3,000 Euro (2016).
  • Papunësia: 32.90 % (2015).
  • Inflacioni: 2.15% (mesatarja 2003-2015).
  • Industritë kryesore: Bujqësia, Energjia, Minierat.
  • Importi: 271,550,000 € (2016): Serbia (14.50%), Gjermania (11.19%), Turqia (9.58%), Kina (8.84%), Shqipëria (5.77 %), Maqedonia (5.46%), Të tjera (36.22%).
  • Eksporti: 36,633,000 € (2016).

Dega kryesore ekonomike e Kosoves, pike se pari ka qene industria (bujqesia dhe pyjet, minierat dhe energjitika) dhe manifaktura qe ka dhene nje kontribut me te vogel per shtimin e pasurise. Rreth 30 % e GDP ka ardhur nga dergesa e te hollave nga diaspora (kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra), qe llogaritet per 20% te popullates se Kosoves se para luftes civile te 1999.

Mbi 65 % e popullates punonjese rezident ne Kosove, eshte e punesuar ne sektorin bujqesor. Me pare Kosova ka qene nje bilanc tregtar shume negativ ne kete sektor. Produktet ushqimore tashme jane segmenti me i madh i importit, duke llogaritur per 30 % te vleres totale te importeve.

Perveç shfrytezimit te linjitit nga furnizuesit me energji, kompania Energjitike e Kosoves (KEK) dhe nxjerrja e materialeve te ndertimit, sektori formal i minierave ka mbetur i ngrire qysh nga nderhyrja e NATO – s ne 1999 dhe ende nuk po kryhen operacione aktive minerare.

Lendet plastike dhe te drurit kontribuojne ne masen 34 % te eksportit, te ndjekura nga metalet (31 %), qe pothuajse eskluzivisht rrjedhin nga skarpet.

Sektori energjitik ka qene ne te kundert i prekur nga nje mungese investimesh per te zevendesuar pajisjet e vjetersuara te Bllokut Lindor. Atje ndodhen dy termocentrale qe punojne me linjat (TPP) dhe keto kane gjithashtu nevoje per riperteritje. 50 % e te gjithe energjise elektrike te prodhuar nag KEK kumbet si rezultat i problemeve teknike ose nga mospagesa prej konsumatoreve, keshtu qe kompania merr pagese vetem 40 % te energjise te mjaftueshme per t’i sherbyer tregut shtepiak, po nderprerjet e energjise kushtezojne plotesimin e furnizimit me energji elektrike nga importi.

Termocentrali i KEK në Prishinë

Sektori i mineraleve te Kosoves ka qene nje furnizues kyç per ekonomine e Ish. Jugosllavise. Gjeologjia e Kosoves eshte elarmishme dhe si rezultat jane zbuluar nje game e gjere mineralesh, qe jane tashme ne sasi te shfrytezueshme. Ketu perfshihet linjiti, plumb – zinku, argjendi, nikeli, kromi, alumini, magneziumi me lloje te ndryshme materialesh ndertimi. Menaxhimi i keq dhe investim i paket si dhe zhvillimet politike ne ish. Jugosllavi, qe sollen dhe nderhyrjen e NATO – s, kane patur nje efekt negativ dramatik mbi industrine minerare te Kosoves dhe ne sasine e metaleve te prodhar ne te gjithe rajonin. Kjo gje nxjerr ne pah rolin e madh qe ka luajtur Kosova ne ekonomine e Ish. Jugosllavise si furnizuese e lendeve te lara.

Shfrytëzimi i gurëve pllakore