English Albanian Serbo-Croatian
Vendndodhja Për KPMM Për Kosovën Xehetaria dhe gjeologjia Udhëzues për investitor Shitja e të dhënave GIS Downloads Dyqani i te dhenave
Vendndodhja
Date: 04/24/2014
Vendndodhja

Mirëserdhët në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM – ICMM) Kosovë

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale fillimisht i themeluar me Rregulloren e Nr. 2005/2 të 21 Janarit 21 2005 (të ndryshuar me Rregulloren e Nr. 2005/38 të 29 Korrikut 2005 dhe Ligjin Nr. 03/L-81 të datës 13 Qershor 2008) përcaktohet si agjenci e pavarur në përputhje me nenin 119 paragrafi 5. dhe 142 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
 
KPMM rregullon aktivitetet minerare në Kosovë në përputhje me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve, aktet nënligjore të nxjerra në përputhje me Ligjin e 
Minierave dhe Mineraleve, dhe Strategjinë Minerare.
KPMM vepron në interes të publikut dhe i ushtron në mënyrë të pavarur kompetencat dhe funksionet të cilat i janë dhënë sipas Ligjit të Minierave dhe Mineraleve.
 
KPMM zbaton Ligjin për Qasjen në Dokumentet Zyrtare, Ligjin për Prokurim Publik, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe të gjitha ligjet tjera që rregullojnë veprimtarinë dhe menaxhimin e autoriteteve publike në Kosovë.
 
KPMM ka autoritetin e përgjithshëm dhe përgjegjësinë për të siguruar:
- hulumtimin dhe shfrytëzimin e rregullt të resurseve minerale në Kosovë 
dhe shfrytëzimin optimal të resurseve minerale në të gjitha veprimtaritë minerare në përputhje me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve dhe Strategjinë Minerare;
- përputhjen e përgjithshme të veprimtarive minerare me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve, aktet nënligjore të nxjerra në përputhje me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve, dhe kushtet e Licencave, dhe Lejeve të lëshuara nga KPMM në përputhje me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve.
 
KPMM ka kompetencën për ushtrimin e funksioneve në vijim, në përputhje me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve:
- lëshimin, transferimin, vazhdimin, pezullimin dhe revokimin e Licencave dhe Lejeve;
- themelimin dhe mirëmbajtjen e një kadastre të 
minierave dhe një baze të të dhënave GIS që përmban të dhëna gjeografike, gjeologjike dhe të dhëna të tjera relevante ekonomike si dhe të gjithë titujt ekzistues të mineraleve dhe të drejtave minerare; dhe
- nxjerrjen e rregullave për organizimin dhe veprimtarinë e brendshme të KPMM-së;
 
KPMM i ofron asistencë teknike Qeverisë në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me minierat dhe mineralet në Kosovë nëse një gjë e tillë kërkohet nga Qeveria.


Ndertesa e KPMM në Prishtinë, Kosovë - ana e përparme
Ndertesa e KPMM në Prishtinë, Kosovë - ana e përparme

Ndertesa e KPMM në Prishtinë, Kosovë - ana e pasme
Ndertesa e KPMM në Prishtinë, Kosovë - ana e pasme



Lokacioni i ri i KPMM
Lokacioni i ri i KPMM


Login
Login:
Password:

News
Publikime

Shkarkoni Aplikacionet

Licensat e Lëshuara

Pozitë Pune

More...
© by ICMM 2005
Contact
FAQ
Disclaimer