Gjeologjia

Kosova ka nje gjeologji te larmishme qe renditet ne moshe nga Neo – Proterozoik deri ne Holocen. Gjeologjia eshte e karakterizuar nga tipare substanciale strukturore ne shkalle regjonale duke perfshire shkarjet normale dhe thyerjet. Nje thjeshtezim i pergjithshem i sekuences stratigrafike paraqitet si vijon:

  • Holoceni: depozitime shpatore te formuara nga alterimi i maleve dhe aluvionet e depozituara nga lumenjte.
  • Plioceni: silizore andezitike
  • Mioceni i Siperm – Plioceni: formacioni i linjitit nga akumulimi dhe shperberja pasuese e bimesise ne pellgjet sedimentar
  • Oligo-Mioceni: konglomerate, argjila dhe gelqerore te shoqeruar nga magmatizmi acidik e mesatar
  • Molase te Kretakut te Vonshem: karbonate te ujrave te ceketa dhe shkembinj klastike
  • Flish i Kretakut te Siperm: gelqerore mergelore, ranore dhe konglomerate
  • Kretaku i Hershem: konglomerate, ranore dhe alevrolite.
  • Jurasiku i Vinshem: Gelqerore masive.
  • Triasik – Jurasik: magmatizmi bazik dhe acid, i shoqeruar nga riftimi i kores ofiolitike dhe obduksioni i shkembinjve ultrabazike.
  • Triasik: shkembinj klastike ose vullkanike qe i japin udhe platformave karbonatike qe ngrihen ne dolomite, disa prej te cileve jane te metamorfizuara ne mermere.
  • Permo – Triasiku: karbonate, klastike, filite, shiste dhe kuarcite qe jane vershuar nga magmatizimi acid (kuarc porfiret).
  • Palaeozoik i Vonshem: shiste.
  • Neo – Proterozoik – Palaeozoik: bazamenti u shisteve, gnejseve dhe amfiboliteve qe jane vershuar nga plutonet granitike.

Gjeologjia e Kosovës

Shkembinjte me te vjeter formojne bazamente te Neo – Proterozoikut, qe eshte i perbere nga shiste kristaline dhe granite, qe perfaqesojne produktet e metamorfizimit krahinor te shkalles se larte. Keta shkembinj dalin kryesisht ne verilindje te Kosoves.

Mbi bazamentin kontinental shtrihet nje sekuence e sedimenteve detare te ujrave te lehta (klastike dhe kimike) te Permianit te Vonshem – Triasik i Hershem, qe jane pershkuar nga magma acide, pasi korja kontinentale eshte holluar duke rezultuar anateksin e shkembinjve, qe kane ekzistuar me pare. Tendosja dhe hollimi i vazhdueshem kane çuar ne ndarjen fizike te kores kontinentale duke rezultuar ne ekstruzionin e bazalteve, qe kane perfshire ne gjirin e tyre forma te çrregullta te perqendrimeve te kromiteve me permbajtje te larte. Kjo ndarje eshte mjaft e gjere duke shpene ne formimin e oqeanit Paratethys qe u formua permes Ballkanit duke perfshire dhe Kosoven.

Paratethys ishte nje dege e oqeanit kryesor Tethys qe u formua permes Europes Jugore, Mesdheut dhe Afrikes Veriore. Nje ndryshim i levizjes se tektonikes se pllakave çoi ne mbylljen e rastit te Oqeanit te Tethys – t ne Mesozoik, duke perfshire nje segment te quajtur Oqeani i Vardarit (Parathethys – i) permes Kosoves. Ne kohen e Jurasikut te Vonshem, prania e mbetjes se oqeanit te Vardarit si nje det i ceket çoi ne depozitimin kimik te platformave karbonatike te trasha dhe me shtrirje te gjere.

Ne kohen Kretake, terheqja e ndodhur e ketij e deti dhe stabiliteti i vendosur si nje lugine kontinentale pasive, çoi ne depozitimin e sedimenteve klastike qe renditen nga te origjines detare ne ate toksore. Perplasja midis masave tokesore qe pati vendosur ne krah Oqeanin e Vardarit, shkaktoi obduksionin me drejtim perendimor te mbetjeve te kores oqeanike mbi koren kontinentale. Si rezultat i mbetjeve te kores oqeanike te gjetura neper Ballkan, duke formuar sekuencat ofiolitike lineare te vendosura gjate drejtimit strukturor krahinor VVP – JJL. Keto ngjarje obduksioni jane shume fazore dhe do te perfaqesonin akrecionin e kores, duke sjelle si pasoje zhvillimin e shume bazave lineare te ofioliteve, duke renditur moshen e obduksionit nga Jurasiku ne Kretak. Shkembinjte qe jane mbihipur gjate zhvendosjes se ofioliteve jane quajtur shkembinj te “Shtrojes” dhe formojne njesite te quajtura “Melanzhe”. Melanzhe te tilla ofiolitike jane te karakterizuara nga perberja e silicoreve, serpentiniteve, vullkanikeve mafike dhe karbonateve, qe mund te takohen ne forme fragmentesh brenda njesive te olistostromeve te sortuara ne menyre kaotike.

Me Kretakun e Vonshem, perplasja kontinentale e gjere gjate orogjenezes Alpine çoi ne formimin e Alpeve dhe shoqeroi vargjet malore permes Europes Qendrore dhe jugore. Erozioni i shpejte i ketyre shkembenjve me origjine kontinentale dhe detare, solli si pasoje depozitimin e sekuences se flishit qe i mbulon dhe qe eshte i perbere nga gelqerore mergelore dhe shkembinj klastike. Kur orogjeneza Alpine u dobesua, vargje te reja malore u eroduan per te prodhuar molaset kontinentale mbuluese, qe formian ne menyre mbizoteruese pellgjet ndermalore permes zones Alpine. Disa nga sedimentet klastike kontinentale te ruajtura ne Kosove perfaqesojne probabilisht depozitime molasike.

Pellgjet e depresioneve brenda Kosoves kane qene vendi i lulezimit te rritjes se bimesise qe pas mbulimit nga sedimentet çoi ne formimin e vendburimeve shtresore te linjitit qe shfrytezohen nga KEK. Akullimet Pleistocenike qe prekin Europen, kane levizur sasi te medha te mbuleses se truallit nga unaza e Kosoves e maleve rrethues, gje qe ka shpene ne formimin e depozitimeve te shpatit gjate aneve te pjerrta te maleve.

Gjeologjia Strukturore

 

Struktura Tektonike e Kosovës

Nga pikepamja e gjeologjise strukturore Kosova eshte ndare ne dy gjysma me permasa te barabarta (zona e Vardarit ne lindje dhe zona Drino – Ivanjca / Korabi – Pelagonian ne perendim) nga nje vije me prirje VVP – JJL midis brezit gjeologjik Serbo – Maqedonas ne Kosove dhe brezit gjeologjik Dinarik i Shqiperise. Zona e shkarjes transformuese Mesozoike e ashtuquajtura lineamenti (terthorja) Shkoder – Peje, ndan Drinon dhe Korabin ne dy zona: Zona e Vardarit eshte e rendesishme nga pikepamja ekonomike pasi ka ne gjinine e vet vendburimet e plumb – zink – argjentit te Trepçes. Depozitimet qe e perbejne kete zone variojne nga karbonatet -skarnet si shkëmbinj amë, mbushjet karstike dhe depozitimet damarore.

Platformat mesozoike gelqerore kane qene te zoptuara nga shume gjeneracione shkarjesh te orientuara ne drejtime te ndryshme. Gelqeroret jane shkembinj reaktive te afte te thithin solucionet e nxehta te pasura me minerale dhe metalet shkeputen nga solucionet ne kete horizont te favorshem. Zona e Vardarit mund te kete origjinen ne Paleozoik te hershem, si pjese e Palaeo – Tethys qe ndan Gondwanaland ne jug dhe nga Eurasia ne veri, ose ne Triasik, i ngjashem me pellgun oqeanik te detit te Kuq te sotem.

Mbyllja e fundit te oqeanit te Vardarit eshte e paqarte dhe mund te kete ndodhur ne Kretak ose Tercier te hershem. Formacioni i ofioliteve me rrugen e mbylljes dhe hapjes se oqeanit eshte e rendesishme ne ate qe ne njesite ultrabazike permbajne krom dhe keto shkembinj te serpentinizuar shkaterrohen nga alterimi tropokal – subtropikal qe me kohe prodhojne akumulimet e boksideve dhe te nikelit lateritik. Vendburimet e boksideve ne Kosoven qendrore – perendimore jane te vendosur në gëlqeror karstik dhe perfaqesojne mbetjet e ketyre ultrabazikeve te alteruar.