Funksionimi i sektorit minerar në Kosovë – korniza institucionale
Veprimtaria minerare është një nga veprimtaritë ekonomike më të vjetra, e cila merret me hulumtim, shfrytëzim dhe pasurim të resurseve minerale.
Korniza institucionale:
Institucionet kompetente për sektorin minerar në Kosovë janë:
Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) http://mzhe-ks.net/ është themeluar me Vendim të Kuvendit Nr. 218 të datës 24.02.2011, si dhe Rregulloren Nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së kryeministrit dhe ministrive. Ajo ka të gjitha përgjegjësitë e tjera që ka pasur Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM) në sektorin e Energjisë dhe Minierave e cila ishte themeluar në Dhjetor 2004 si pjesë e transferimit të kompetencave nga UNMIK tek IPVQ-ja.
MZHE harton politikat, strategjinë dhe kornizën legjislative për zhvillimin e sektorit minerar në Kosovë, në mënyrë që të sigurohet hulumtimi, shfrytëzimi, pasurimi, administrimi dhe mbrojtja e vlerave ekonomike të mineraleve të dobishme në shërbim të zhvillimit të vendit, duke respektuar kërkesat për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e komuniteteve të ndikuara nga aktivitetet minerare.
Në kuadër të MZHE-së veprojnë edhe Shërbimi Gjeologjik i Kosovës (SHGJK) si dhe Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve –“Trepça”.
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) është agjenci e pavarur e përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës e cila ka autoritetin e përgjithshëm dhe përgjegjësinë për të siguruar:
KPMM i ofron asistencë teknike Qeverisë në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me minierat dhe mineralet në Kosovë.
Faktorët politikë kryesisht i referohen ndërhyrjes së qeverisë në ekonomi pra edhe në sektorin minerar nëpërmjet futjes dhe ndryshimeve të politikave dhe ligjeve të ndryshme duke krijuar kushteve të favorshme për shfrytëzimin dhe valorizimin ekonomik të resurseve minerale dhe tërheqje të investimeve.
Strategjia Minerare përbën kornizën themelore, në bazë të së cilës përcaktohen objektivat dhe prioritetet zhvillimore të sektorit minerar. Strategjia Minerare përcakton politikat dhe masat për zhvillimin e sektorit minerar në dobi të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies sociale.
Më poshtë paraqesim dokumentet e strategjisë minerare të Republikës së Kosovës:
Korniza ligjore
Ligjet, aktet nënligjore dhe vendimet e mëposhtme të Qeverisë të cilat kanë apo mund të kenë
ndikim në sektorin minerar:
Aktet nënligjore
Parimet udhëheqëse për zbatimin e Strategjisë Minerare