Kthehu pas
26.12.2017

APROVOHEN KËRKESAT PËR LICENCIMIN E MINIERAVE TË TREPÇËS

Data: 26.12.2017, 10:00

Duke e parë si interes të përgjithshëm publik, si dhe duke pas për bazë aspektin ekonomiko- social të zhvillimit, Komisioni i Pavarur Për Miniera dhe Minerale në një takim ad hoc shqyrtoi kërkesat e ndërmarrjes Trepça për licenca të shfrytëzimit të resurseve minerale.

Bordi në takimin e mbajtur me datën 26.12.2017 me kuorum të plotë, aprovuan kërkesat për Licenca të shfrytëzimit për minierat: Artanë, Stantërg, Belo Bërd dhe Cërnac, duke u bazuar në legjislacionin minerar dhe vendimin 29/20  të Qeverisë së Republikës së Kosovës.