Prishtinë – 11 Shtator 2018
Eshtë detyrë e institucioneve shtetërore ndalimi i ekonomisë joformale e në rastin konkret ndalimi dhe parandalimi i operatorëve ilegal në shfrytëzimin e resurseve Minerale u tha në fjalën e rastit të Kryesuesit të së Bordit të KPMM-së Z.Musa Shabani. KPMM-ja aktualisht menaxhon me 523 subjekte minerare.Vetëm gjatë këtij viti Inspektorati i KPMM-së ka evidentuar 46 shfrytezues ilegal të resurseve minerale kryesisht rëra, zhavorre, argjila dhe lignit.Gjatë vitit 2017 janë përcjell 79 kallëzime penale në Prokurori, në bazë të raporteve që kanë ardhur nga terreni. KPMM-ja zbaton dhe është përgjegjëse për zbatimin e Ligjit për Miniera dhe Minarale, Ligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare, Strategjinë Minerare të Republikës së Kosovës dhe Politikat Shtetërore për Zhvillimin dhe Avancimin e Sektorit Minerar. Andaj ai kërkoi mbështetjen e të gjitha institucioneve dhe koordinimin e përbashkët për ndalimin e kësaj dukurie duke kryer secili detyrat që i takojnë.
Përkundër përpjekjeve dhe progresit, parandalimi dhe ndalimi i aktiviteteve minerare ilegale vazhdon të jetë sfidë e rëndë për KPMM-ne.Ndër të tjera u tha se një koordinim i mirë ndërinstitucional i artikuluar përmes një Planveprimi do të mundësoj që sektori minerar të tejkaloj sfidën e operimeve ilegale.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik Znj.Sala Berisha Shala i dha mbështetje KPMM-së dhe u shpreh e kënaqur për një bashkëpunim ndërinstitucional në parandalimin e operimeve ilegale. Si obligim kryesor theks të veçantë i dha ndërtimit të infrastrukturës ligjore zbatimit të ligjit në rast nevoje edhe ndryshimit dhe plotësimit e tij.
Drejtori i KPMM-së Z. Ramiz Krasniqi kërkoi nga komunat të mos furnizohen me material ilegal nga ndërmarrjet që nuk janë të licencuara, me ç`rast komunat i kanë pranuar edhe njoftimet e iniciuara nga KPMM-ja .
Kërkesën e komunave që Ligji i Minierave dhe mineraleve të amandamentohet prej vitit në vijim që komunat të marrin 20% nga renta minerare e potencoi Drejtori ekzekutiv i asociacionit të komunave Z. Sazan Ibrahimi.
Inicimi i broshurës ishte i përbashkët me policinë e Kosovës me ç`rast Drejtori i Drejtorisë për krime të rënda Z. Fadil Gashi premtoi bashkëpunimin dhe nevojën e ndihmës së Policisë së Kosovës në parandalimin e aktiviteteve të jashtëligjshme.
Pas prezantimit të broshurës informuese nga Z. Jahir Gashi, inspektor i Minierave për aktivitetet e jashtëligjshme nga KPMM-ja u konkludua se duhet bashkëpunim i vazhdueshëm në parandalimin e aktiviteteve ilegale. Bashkëpunimi duhet të vazhdojë për shkak të moslejimit të dëmtimit të buxhetit të Kosovës dhe ambientit e sidomos rrezikimin e jetëve të njerëzve.
Me rastin e mbajtjes së punëtorisë pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Komisioni parlamentar për zhvillim ekonomik , Ministria e Zhvillimit Ekonomik, MMPH-ja, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Drejtoria e hetimeve të krimeve të rënda si dhe të interesuar tjerë. Të gjithë ishin të pajtimit se bashkëpunimi duhet të vazhdojë për shkak të moslejimit të dëmtimit të buxhetit të Kosovës dhe ambientit e sidomos parandalimit të humbjes së jetëve të njerëzve.
Më në fund u konkludua se kjo broshurë do të jetë ndihmesë në identifikimin e operatorëve ilegal si dhe ndalimin e aktiviteteve të tyre të jashtëligjshme