Kthehu pas
23.01.2020

Komunikatë për Media

Prishtinë – 22 janar 2020

Ambasada Kanadeze në Kosovë organizon seminarin
“Sjellja e përgjithshme e biznesit në xehetari”

Sot në “Swiss Diamond” është mbajtur seminari “Sjellja e përgjithshme e biznesit në xehetari”, organizuar nga Ambasada Kanadeze. Në fjalën e tij hyrëse Ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Kanadanë. Kosova ka minerale të plumbit , zinkut dhe argjendit, pra ka potencial për investime të huaja. Ne kemi hapur 11 zona me interes të veçantë. Pjesa administrative është realizuar. Ne presim investime në këtë fushë, theksoi Lluka.
Kurse Matthew Bilss, Zëvendësdrejtori përgjegjës për të ndihmuar qeveritë anëtare të Forumit ndërqeveritar për Xehetari, Minerale dhe zhvillim të qëndrueshëm bëri thirrje që të shfrytëzojnë maksimalisht pasuritë e tyre minerale për zhvillim të qëndrueshëm dhe ulje të varfërisë, duke u fokusuar në programin e tyre dhe në nevojat teknike dhe partneritet strategjike përkatëse. Metalet e mineralet që janë të pranishme këtu janë të kërkuara edhe në treg. Kanada ka vendosur të ketë një Ombudsperson që të ketë kujdes në këtë drejtim, që kompanitë kanadeze të punojnë me përgjegjësi. Bilss po ashtu prezantoi shtrirjen e tyre në mbarë botën.
Për rastin studimor për Kosovë nga “Avrupa Minerals” drejtori Paul Kuhn njohës i mirë i xeheve në Kosovë paraqiti një informim rreth eksplorimit të metaleve. Ai tha se Kosova ka potencial të mrekullueshëm për eksplorim. Në Kosovë xehetaria është zhvilluar përgjatë 2000 viteve. Eksplorimi kërkon kohë të gjatë që të jetë i suksesshëm. Kosova është regjion botëror për xehetarinë, ne kërkuam zink e argjend në Kosovë mandej gjetëm edhe ar.
Nga KPMM Anëtari i Bordit Kemajl Zeqiri prezantoi për sektorin e xehetarisë të Kosovës dhe sjelljen e përgjegjshme të biznesit në sektorin e minierave.
Në pjesën e fundit të diskutimeve seminari është udhëhequr nga penalistët:
Mattehew Bliss, Zëvendësdrejtori përgjegjës për të ndihmuar qeveritë anëtare të Forumit ndërqeveritar për Xehetari, Minerale dhe zhvillim të qëndrueshëm, Musa Shabani, Kryesues i Bordit në KPMM, Fidaim Sahiti, Drejtor, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Zenun Elezaj, Kryetar i Komunës së Klinës dhe Paul Kuhn, Drejtor i ndërmarrjes Avrupa Minerals që posedon dy licenca për hulumtimin e mineraleve metalore në Republikën e Kosovës.
Kryesisht diskutimet janë përqendruar në ndryshimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale dhe Ligjit të Pyjeve për krijimin e një klime më të favorshme për ndërmarrjet e këtij sektori, mbrojtjen e mjedisit dhe bashkëpunimin me komunitetin lokal ku operojnë ndërmarrjet që posedojnë licenca dhe leje nga KPMM.