Delegacioni i Kosovës i përbërë nga Bordi i KPMM-së, Dr. Habib Basholli, z. Nasuf Mjekiqi dhe z. Bahri Karaça, mori pjesë në Konventën e 93të Botërore për Hulumtim dhe Shfrytëzim të Mineraleve PDAC 2025 që është mbajtur në Toronto të Kanadasë nga 2 deri me 5 mars 2025. Në këtë ngjarje që është më e madhja në botë për industrinë minerare, Bordi i KPMM-së zhvillojë takime të shumta me qeveritarë të ndryshëm dhe investitorë, ku iu prezantuan potenciali minerar, mbi mundësitë e investimeve në sektorin minerar të Kosovës si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar. Bordi i KPMM-së pati takim edhe me shkencëtarët pjesëmarrës të Kongresit të XIXtë Ballkanik për Pasurim të Mineraleve në Kosovë, ku ndanë vizionin për të ardhmen e industrisë minerare në Kosovë. Gjatë këtyre takimeve është diskutuar edhe për sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të sektorit minerar, shkëmbimi i eksperiencave si dhe është diskutuar për idetë për të çuar përpara këtë industri jetike për ekonominë e Kosovës. Gjithashtu Bordi i KPMM-së vizitojë edhe Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Toronto