30.01.2018
Delegacioni nga Ministria e Financave të Gjermanisë i përfaqësuar nga Claus Peter Pietras dhe Frank Wogan dhe përfaqësues nga GIZ-it Ralf Januz dhe Jens Kipper u priten nga Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale të Kosovës (KPMM). Qëllimi i vizitës ishte që të shihen nga afër sfidat me te cilat po ballafaqohet sektori minerar në Kosove veçanërisht gjiganti Trepça. Për të parë nga afër sfidat me të cilat ballafaqohet ndërmarrja Trepça, përfaqësuesit nga Gjermania së bashku me anëtaret e Bordit nga KPMM u prit në një takim nga drejtori i Trepçës Ahmet Tmava. Z.Tmava theksoi se: Trepça është duke kaluar nëpër vështirësi të natyrave të ndryshme. Po ashtu ai u shpreh që është duke pritur që të formohet Bordi për Trepçën, të regjistrohet si shoqëri aksionare dhe të funksionalizohet Ligji për Trepçën.
Më pas Delegacionin e priti edhe Rektori i UMIB-it Alush Musaj ku temë diskutimi ishte edukimi dhe përgatitja e kuadrove të reja për sektorin minerar. Përfaqësuesit nga UMIB na informuan në detaje lidhur me programet minerare që funksionojnë në kuadër të Fakultetit të Gjeoshkencave, Në kuadër të këtij fakulteti studimet organizohen në tri Departamente: Gjeologji, Xehetari, Materiale dhe Metalurgji.
Me interes për përfaqësuesit nga Gjermania ishte edhe zhvillimi i politikave ne sektorin minerar. Në vazhdën e takimeve u realizua takimi edhe me përfaqësues nga Komisioni për zhvillim Ekonomik, Infrastrukturor, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, ku u pritem nga Kryetarja e Komisionit Sala Berisha-Shala ku u diskutua mbi mundësitë e përkrahjes dhe bashkëpunimit në fushën e politikave minerare, legjislacionit, çështjeve sociale dhe mjedisore.
Krejt në fund në agjendën e takimeve ishte i rëndësishëm edhe takimi në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Ministri Valdrin Lluka priti në takim përfaqësuesit nga Gjermania dhe KPMM. Ministri theksoi se sektori minerar është një nga sektorët më të rëndësishëm ne zhvillimin ekonomik të vendit dhe jemi duke bashkëpunuar me shtetin Gjerman në mënyrë që të zhvillohet sa me tepër ky sektor.
Pas gjithë këtyre takimeve përfaqësuesit nga Gjermania shprehën interesin e tyre për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik gjegjësisht në sektorin minerar, pasi që edhe shteti Gjerman kishte një periudhë tranzicioni, dhe të përdorin praktikat e tyre se si ata i kanë kaluar këto kriza.