31 Vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës
Sot gjatë mbajtjes së 31 Vjetorit të Grevës së Minatorëve të Trepçës. Nga Komisioni i pavarur për Miniera e Minerale fjalë rasti pate edhe Kryetari i Bordit KPMM-së z. Musa Shabani ku nder te tjera ai tha:
Greva e minatorëve 31 vite me pare është shënuar ne historinë tonë si një nga ngjarjet me te rëndësishme te asaj kohe. Ajo solli zhvillime të reja brenda shqiptare, të cilat u zhvilluan deri në themelimin e UÇK-së e cila me luftën e saj të lavdishme, sensibilizoi faktorin ndërkombëtar, e sidomos SHBA-ve te cilët na ndihmuan për te fituar lirinë për Kosovën.
Të dashur Minator, ju më së miri e dini se ç ‘është atdhedashuria dhe lufta për lirinë, sepse shume nga ju u bashkuan me UÇK-ne dhe një pjese e tyre ranë dëshmor, prandaj me këtë rast ju bëjë thirrje që ju të reflektoni me punën e juaj në zhvillimin ekonomik të vendit, në këtë mënyrë ju do të kontribuoni ne avancimin e LIRISË.
Te dashur minator, un nuk shquhem dhe as qe pretendoj te bëhem ndonjë politikan dhe te mbaje fjalime politike, mirëpo me këtë raste dëshiroj te them disa gjera për gjendjen e Trepçës aktualisht.
Si ka mundësi te zhvillohet Trepça kur nuk ka Investime ne resurset humane dhe as ne teknologji.
Si ka mundësi te zhvillohet njësia e Artanës me Kishnicën kur nuk ka punëtor për ti mbuluar nevojat e mirëmbajtjes se te gjitha punimeve minerare nëntokësore te minierave e lere me për prodhimin e xehes.
Si ka mundësi te këtë zhvillim kur mbi 50 % e fuqisë aktuale te te punësuarve është mbi moshën 50 vjeçare, e qe sipas praktikave ndërkombëtare te punësimeve ne miniera shumica e tyre do te duhej te ishte e pensionuar.
Si ka mundësi zhvillimi kur numri i inxhiniereve te xehetarisë, gjeologjisë, makinerisë është ne numër simbolik kurse nuk ka fare inxhinier te gjeodezisë dhe te elektroteknikes.
Si ka mundësi zhvillimi kur nuk ka investime ne teknologji për nevoja te minierës.
Si ka mundësi zhvillimi kur ne Kishnice punohet me flotacion te viteve 70-ta, ku me te mëdha janë rrjedhjet e koncentrateve se nxjerrja e metaleve nga xehja.
Si ka mundësi zhvillimi kur nuk ka vëmendje për investime ne mjedis krahas shfrytëzimet dhe përpunimit te mineraleve.
Si ka mundësi zhvillimi kur nuk ka plane konkrete dhe te detajuara për zhvillim te minierave.
Ne kemi dëgjuar ne vazhdimësi politikanet te thonë se do te fokusohen ne zhvillimin e Trepçës, por edhe pse qeveria është aksionari kryesor deri me sot nuk kemi pare zhvillime konkrete te cilat do te ndikonin ne zhvillimin e Trepçës, përpos Ligjit dhe Statusit te cilat tashme janë përfunduar.
Si ka mundësi qe Trepça me shume te vizitohet nga delegacione te qeverive perëndimore, ambasadave te ndryshme, agjencive te ndryshme te jashtme e pothuaj se fare nuk vizitohet nga qeveritaret tanë.
Te dashur minator ju duhet te insistoni qe qeveritaret tanë te vijnë ne minierat e Trepçës dhe ti vizitojnë ato, ta shikojnë me sytë e tyre punën e minatorëve e jo te flasin për Trepçën vetëm duke lexuar nga librat apo nga shtypi.
Te dashur minator ju duhet te jeni ata qe se bashku me ata pake inxhinier qe janë mbetur ende ne Trepçë te bëni planet konkrete te investimeve për zhvillimin e Trepçës, sepse institucionet qeveritare as qe e kane idenë se cilat investime duhet te bëhen ne Trepçë ne mënyre qe ajo te prosperoj dhe te kontribuoj edhe ne zhvillimin ekonomik te Kosovës.
Të dashur Minator, për sa i përket KPMM-se, ju siguroj se KPMM-ja do të jetë në mbështetje të plotë të të gjitha projekteve strategjike e zhvillimore, të cilat do të ndikonin në rimëkëmbjen e Trepçës dhe për të gjitha projektet tjera të fushës së minierave të cilat do ta rimëkëmbin ekonomin e vendit.