Bordi i KPMM u takua sot me Zonj. Synthia Dodig Komisionere e Tregtisë në Ambasadën e Kanadasë. Gjatë kësaj vizite komisionerja u njoftua me punën e KPMM-së si dhe mundësitë për krijimin e bashkëpunimit në projekte specifike në të ardhmen për sektorin e minioerave. Zonja Synthia informoj Bordin për hapat specifik që ka ndërmarr Ambasada e Kanadasë për të ndihmuar Kosovën në ngritjen e kapaciteteve në sektorin gjeologo-minerar të Kosovës, si dhe për mundësinë e pjesmarrjes së një delegacioni të gjerë shtetëror në Konferencën më të madhe botërore në sektorin e minierave PDAC në Toronto të Kanadasë.