Kthehu pas
13.12.2019

TAKIMI I DYTË INFORMUES GJATË VITIT 2019 ME NDËRMARRJET NË SEKTORIN MINERARË

Prishtinë – 13 Dhjetor 2019

Pas takimit të parë informues të mbajtur më 21 shkurt 2019, KPMM-ja organizoi takimin e dytë me ndërmarrjet e orientuara në sektorin minerarë.
Në fjalinë hyrëse Drejtori i KPMM-së Z. Ramiz Krasniqi pasi që i njoftoi të pranishmit për qëllimin e këtij takimi duke i falënderuar për pjesëmarrjen, në pika të shkurta i njoftoi edhe për ndryshimet dhe plotësimin me Udhëzime Administrative të cilat janë më të avancuara krahasuar me periudhat në të kaluarën.
Kryesuesi i Bordit të KPMM-së Z. Musa Shabani i njoftoi pjesëmarrësit me gjendjen aktuale ne sektorin e minierave, aktivitet e KPMM-së, si dhe ndryshimet që janë bërë sidomos në legjislacionin sekondar, me të vetmin qëllim rritjen e cilësisë se menaxhimit dhe shërbimeve. Ndër të tjera Z. Shabani u shpreh se KPMM-ja është e përkushtuar në zbatimin e Politikave Qeveritare që ndërlidhen me sektorin e Minierave. Aktualisht KPMM-ja menaxhon me 670 subjekte minerare. Vetëm gjatë periudhës janar-nëntor 2019, janë lëshuar gjithsejt 250 licenca dhe leje. Duke folur për veprimet ilegale ai u shpreh falënderues në bashkëpunim në aksionin e përbashkët me Policinë e Kosovës, Inspektoratin e Mjedisit, Inspektoratin e Pylltarisë si dhe Inspektoratet Komunale i cili rezultoi me vendosjen e shiritave te 194 operues ilegal. Ky aksion ka ndikuar drejtpërdrejt në zvogëlimin e informalitetit në veprimtarinë minerare dhe do të vazhdoj deri në zhdukjen e kësaj dukurie. Sa i përket të hyrave të cilat i menaxhon KPMM-ja nga deri më sot janë realizuar 97% nga ato të planifikuarat. Takimi do të ndikoj në bashkëpunimin e institucioneve me ndërmarrjet e sektorit minerar, dhe do ti inkurajoj ato në zgjerimin e investimeve u tha ndër të tjera në fjalimin e Z. Shabani.
Në fund të takimit ndërmarrjet morën edhe përgjigje në pyetjet e tyre nga prezantuesit e takimit Z. Jahir Gashi, inspektor i Minierave, Z. Xhavit Raci – gjeolog i lartë, Z. Sami Duraku-Kryesues i Departamentit të GIS-it, Z. Pleurat Gjata – Zyrtar i lartë ligjor nga Departamenti Ligjor dhe Z. Xhejlane Ahmeti- Inspektore e të Hyrave, nga Departamenti i Financave.
Qëllimi takimit ishte njoftimi i ndërmarrjeve mbi:
– Të drejtat dhe detyrimet për licencat e shfrytëzimit apo Lejet për aktivitete të veçanta më theks të veçantë, planifikimit për vitin vijues, raportimet tremujore dhe raportimet vjetore.
– Përgatitja e plan programeve të hulumtimit, projekteve gjeologjike dhe të shfrytëzimit, projekteve për aktivitete të veçanta.
– Hyrjen në fuqi të Udhëzimit Administrativë me Nr.01/2016 “Klasifikimi dhe vlerësimi i resurseve dhe rezervave minerale dhe mbajtja e evidencës së tyre”.
– Njoftimi për plotësimin dhe ndryshimin e disa Udhëzimeve Administrative.
Përfaqësuesit e ndërmarrjeve gjatë pyetjeve ndër të tjera shprehën brengë për licencimin e personave fizik apo juridik për hartimin e projekteve gjeologjike dhe xehetare. “Kontratat e noterizuara të rregullohen me UA si dhe të zgjidhet problemi i pagesës për inxhinierët pasi që 270 ditë punë parashikon ligji derisa pagesa e përcaktuar (170.00€) nuk e arsyeton” u shpreh ndër të tjera Prof. Dr. Z. Rafet Zeqiri.
Drejtori i KPMM-së Z. Krasniqi i njoftoi përfaqësuesit e ndërmarrjeve se do të analizohen të gjitha kontratat për furnizim me resurse të sjellura në KPMM nga ndërmarrjet me licenca të shfrytëzimit dhe ndërmarrjeve që kanë aplikuar dhe janë pajisur me leje për aktivitet të veçanta baza të betonit apo seperacione. Sipas disa të dhënave nga terreni dhe në bazë të raportimit të ndërmarrjeve këto kontrata me raste ka mundësi të jenë të kundërligjshme.
Më në fund nga Drejtori i KPMM-së u konstatua se këto takime për shkak të rëndësisë së vet do të mbahen edhe në të ardhmen.