Kthehu pas
24.04.2018

Takimi me Korporatën Minerare-TREVALI

Përfaqësues nga Trevali-Mining Coorporation nga Kanadaja u pritën nga Bordi, Drejtori dhe stafi menaxherial i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. Z. Azem Rexhaj i njoftoj funksionin dhe rolin e KPMM-së në sektorin minerar. Presidenti z. Mark D.Cruise dhe përfaqësuesit e tjerë të kësaj korporate, para të pranishmeve paraqiten një prezantim. Ku treguan mënyrën e punës në disa nga minierat  ku kjo kompani vepron, kryesish miniera të zinkut . Arsyeja pse kjo kompani ndodhet në Kosovë me një agjendë  katër ditore është informimi rreth procedurave dhe ligjeve të cilat janë në fuqi për hulumtimin dhe shfrytëzimin e resurseve minerare. Me interes të veçantë për këtë kompani janë rezervat e zinkut në Kosovë. Z. Sali Mulaj për mes një prezantimi të shkurtë paraqiti minierat e plumb- zinkut në Kosovë,  ku në ditët në vazhdim do të realizohen edhe vizita në teren për të parë nga afër gjendjen e këtyre minierave.