Prishtinë, 08.06.2020
Ref. 003/0-1/KPMM
Në pajtim me nenin 63 par. 3.3 të ligjit nr. 03/L/163 për Minierat dhe Mineralet; me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt për personelin e KPMM-së dhe palëve te jashtme te cilat gjinden ne objektin e KPMM-së, Drejtori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale nxjerr ketë:
V E N D I M
Të kontrollohen të gjitha palët të cilët hyjnë në objektin e KPMM-së. Kontrollimi i palëve bëhet sipas procedurave të sigurisë, me anë të detektorit për detektimin e metaleve.
Secila palë e cila duhet t’i nënshtrohet kontrollit, duhet t’i ndjek udhëzimet e punëtorit të sigurimit për të kryer kontrollin sipas procedurave dhe standardeve të sigurisë.
Ne mënyrë te zbatimit te plotë te këtij vendimi:
Urdhërohet menaxheri i kontratës/projektit, Ekrem Gorçi, që të njoftojë Operatorin Ekonomik, që të fillojë me zbatimin e vendimit duke filluar nga data 08.06.2020.
Menaxheri i kontratës/projektit, në bashkëpunim me Operatorin Ekonomik, duhet t’i përpilojnë procedurat e kontrollimit të personave në hyrje të objektit, dhe të udhëzohet drejt punëtori i sigurimit i cili duhet t’i zbatojë procedurat në përpikëri.
Të publikohet njoftimi në hyrje të objektit, për vendimin për kontrollimin e obliguar të palëve të jashtme të cilat hyjnë në objektin e KPMM-së.
Vendimi hyn në fuqi më datë 08.06.2020.
______________
Ramiz Krasniqi
Drejtor
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale