Kthehu pas
16.03.2020
Vendim lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme dt. 16.03.2020
Prishtinë, 16.03.2020
Ref. 005/2020
Duke u mbështetur në nenin 59 paragrafi 1 dhe nenin 62 të Ligjit për Miniera dhe Minerale si dhe vendimin nr. 01/09 dt. 13.03.2020 dhe vendimin nr.01/11 dt. 15.03.2020, Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale merr këtë:
VENDIM
- Krijohet shtabi emergjent i KPMM-së i përbërë nga Bordi i KPMM-së, Drejtori i KPMM-së, Kryeinspektori i KPMM-së.
- Pezullohet puna me palë deri në deri në vendimin e ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës, KPMM nuk do të ofroj dhe pranoj asnjë shërbim përveç atyre emergjente.
- Shtyhet shqyrtimi i aplikacioneve, kërkesave dhe ankesave deri sa të nxjerrët një vendim i ri nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
- Shtyhet pagesa e obligimeve financiare të ndërmarrjeve në KPMM duke përfshirë këtu edhe interesit për vonesën.
- KPMM do të ofroj mbështetje të vazhdushme për Korporaten Energjetike të Kosovës me qëllim të furnizimit stabil dhe të qëndrushëm me energji elektrike.
- KPMM duhet ti njoftoj të gjitha Bankat dhe Kompanitë e Sigurimeve për ndaljen e garancionet dhe policat të cilave ju kalon afati gjatë kësaj kohe.
- Obligohen Drejtori dhe Kryeinspektori i KPMM-së të caktojnë stafin emergjent.
- Drejtori dhe Kryeinspektori janë të obliguar organizojnë dhe koordinojnë punën me të gjithë stafin nëpërmjet postës elektronike (e-mail).
- Lejohet shfrytëzimi i veturave zyrtare nga anëtarët e shtabit dhe stafit emergjent për nevoja emergjente.
________________
Ramiz Krasniqi
Drejtor
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale
Kliko ketu per vendimin: Vendim