Kthehu pas
01.04.2016

Vizita e Bordit të KPMM-së ndërmarrjes “NewCo Ferronikeli Complex” LLC

Pas marrjes së lajmit nga mediat lidhur me vështirësitë e afarizmit të ndërmarrjes NewCo Ferro-nikeli Complex LLC, më dt. 06.04.2016 Bordi i KPMM-së në përbërje Musa Shabani Kryesues i Bordit, Anëtaret e Bordit Azem Rexhaj dhe Avdi Konjuhi zhvilluan një vizitë në këtë Ndërmarrje.

Bordi i KPMM-së u prit nga Drejtori gjeneral i Ndërmarrjes z. Miltiadis Tragakis, z. Gani Canolli zv. Drejtor gjeneral dhe z. Nasuf Mjekiqi Drejtor i Minierave te Ferronikelit.

Gjatë takimit z. Tragakis njoftoi Bordin e KPMM-së mbi gjendjen e vështirë afariste që gjendet kjo ndërmarrje e cila ka ardhur si rezultat i disa faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm. Sipas tij faktorët kryesor që kanë sjellë ndërmarrjen NewCo Ferronikeli Complex LLC në këto vështirësi janë;

  1. Rënia e çmimeve të metaleve e posaçërisht të Nikelit në tregjet botërore,
  2. Çmimi i lartë për  megavat i energjisë eklektike në Kosovë – për industri siç është ferro-nikeli
  3. Pa mundësia e shfrytëzimit të disa rezervave të xeherorit për shkak të pamundësisë së zhvendosjes së rrugës së asfaltuar dhe hekurudhës në minierën e Glavicës.

Bordi i KPMM-së i kryesuar nga Musa Shabani  ofruan mbështetje kompanisë  për tejkalimin e kësaj gjendje, duke siguruar që KPMM-ja është e gatshme per ofrimin e mbështetjes se bashku me institucionet tjera relevante per te ndihmuar kompaninë ne tejkalimin e krizës  natyrisht duke u mbështetur në kuadrin e përgjegjësive ligjore që ka KPMM-ja.