Kthehu pas
08.07.2024

Vizita e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale

Vizita e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale

Me datë 02.07.2024 Bordi i KPMM-së priti në takim në zyrat e KPMM-së përfaqësuesit e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Përveç Bordit, në këtë takim mori pjesë edhe menaxhmenti i KPMM-së.

Qëllimi i takimit ishte informimi i përfaqësuesëve të Komisionit Parlamentar për aktivitetet e KPMM-së pas emërimit të Bordit të KPMM-së nga Kuvendi i Kosovës. Po ashtu u njoftuan edhe për veprimet që menaxhmenti i KPMM-së ka ndërmarrë gjatë periudhës sa KPMM ka qenë pa Bord.

Kryesuesi i Bordit të KPMM-së, Habib Basholli në pika të shkurtra i njoftoi anëtarët e komisionit për gjendjen aktuale në KPMM. Njëkohësisht ai i njoftoi anëtarët e komisionit për gjendjen e aplikacioneve në pritje për shqyrtim, si dhe veprimet që Bordi së bashku me menaxhmentin kanë ndërmarrë lidhur me shqyrtimin e aplikacioneve.