Kthehu pas
16.12.2021

Vizitë zyrtare të Specialistëve të AKBN-së nga Shqipëria në KPMM

Komunikatë për Media

Prishtinë – 16 dhjetor 2021

Në një vizitë zyrtare, një delegacion prej gjashtë anëtarëve nga Shqipëria, në zbatim të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) si dhe në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencës reciproke midis dy institucioneve, janë ftuar nga ana e Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, për periudhën (14-17 dhjetor 2021) në minierat e polimetaleve dhe Qymyreve në vendin tonë.

Takimi i parë, është zhvilluar në zyrat e KPMM-së, i udhëhequr nga Kryesuesja e Bordit të KPMM-së, znj. Selvete Pllana-Grajqevci, katër anëtarët e tjerë të Bordit, Drejtori z. Ramiz Krasniqi, Kryeinspektori i Minierave, si dhe Shefi i departamentit të Gjeologjisë. Delegacioni nga Shqipëria ishte i përfaqësuar nga z.Gjovalin Lekaj, Drejtor i Minierave, dhe 4 anëtar të tjerë të menaxhmentit të lartë të AKBN-së. Në këtë takim është bërë një përmbledhje e aktiviteteve të fundit që janë duke u zhvilluar në sektorët minerar, si nga ana e Kosovës ashtu edhe në atë të Shqipërisë.

Pas vizitave që janë bërë në teren nga delegacioni i AKBN-së, në zyrat e KPMM-së janë pritur edhe në një takim të dytë ku u diskutuan qështjet thelbësore të funksionimit të KPMM-së, sidomos për numrin e licencave dhe lejeve të leshura, menaxhimin e tyre nga Inspektorati i KPMM-së, ri kultivimi i Minierave pas mbylljes se tyre etj.

Pas vizitës qe ka pasur dje në delegacioni në KEK, sot do të vazhdoi ne Muzeun e Kristaleve në ndërmarrjen “Trepça” Sh.A, si dhe do të ketë një takim me menaxhmentin e ndërmarrjes, Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe nesër do te realizohet takimi përfundimtar i delegacionit dhe Kryeshefit të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës me ambasadorin e Shqipërisë ne Kosovës z. Minxhozi.