Hidrologjia

Në Kosovë ndeshen shumë lumenj, që rrjedhin në drejtim të Detit Adriatik, Detit të Zi dhe Detit Egje. Lumenjtë kryesorë të Kosovës janë Drini i Bardhë (në pjesën jugore të Kosovës – derdhet në Detin Adriatik), Lumi i Ibrit (në pjesën veri perëndimore, derdhet në lumin Morava dhe Danubi dhe më tej në Detin e Zi), lumin e Lepencës (në pjesën jug lindore derdhet në lumin Vardar dhe në detin Egje).

Është shumë interesante fakti që Deti i Zi është i drenuar nga ujërat nga një sipërfaqe e zonës ujëmbledhëse prej 5500 km², ose 51 % të territorit të Kosovës, Deti Adriatik është i drenuar nga një zonë prej 4500 km² ose 43 % dhe Deti Egje është i drenuar një zonë vetëm 900 km² ose 6 %.

Hidrologjia e Kosovës

Kurrizoret ujëndarëse te tri drenazheve kryesore (Drini i Bardhë, lumi i Ibrit dhe Lepenicës) takohen me njëri – tjetrin afërsisht 16.5 km në perëndim të Ferizajt, në zonën kadastrale të Buda kovës (Bashkia e Suharekës). Në këtë pikë kontakti i tre kurrizoreve ujëndarëse ndodhet Mali Drmanska me lartësi 1,359 m mbi nivelin e detit. Prej kësaj pike, sipërfaqja ujore derdhet në drejtim të Detit Adriatik, Detit te Zi ose Detit Egje.

Lumenj të tjerë të rëndësishëm në Kosovë janë: Lumi i Sitnicës, Morava e Bisnecës, Bistrica e Pejës dhe Bistrica e Deçanit. Kosova gjithashtu ka një numër të madh burimesh karstike, burime të ujërave termale dhe minerale, lugina akullnajore dhe liqene natyrale dhe artificiale.