Metalogjenia

Në zonën Dardane /Masivi Serbo-Maqedonas/ dhe atë të Vardarit (VZ) ndodhen një numër i madh vendburimesh xeherore. Këto vendburime janë formuar gjate epokave të ndryshme metalogjenike dhe i përkasin provincave të ndryshme metalogjenike.

Tabela e mëposhtme tregon intervalet e mineralizimeve kryesore endogjene dhe formimet xeherore të rajonit qendror të Ballkanit.

Mosha e mineralizimit Metalet xeherore kryesore Tipi i vendburimit Pozicioni Gjeotektonik Kompleksi Magmatik
Neogjen Pb-Zn, Sb
Fe, Cu, Mo, Au, Bi
Skarn

Hidrotermal damaror dhe porfir

Zona të thyerjes regjionale të riaktivizimit(?) Kompleksi vullkano – intruziv (magma grano-diorite)
Kretak i sipërm – Paleogjen Cu, Mo
Pb-Zn, Fe
Sulfid masiv Porfirit, damaror dhe skarn Struktura e riftit Global Kompleksi vullkano – intruziv (magma granit – monzonit – diorit- andezite)
Jurasik Pirite-Cu
Cr, Fe, Ti
Pyrite, Zn, Cu
Sulfid masiv Magmatik Sulfid masiv Kore oqeanike Kompleksi ofiolitik (magma diabaz-gabro-piroksenit-peridotike)
Triasiku i mesëm – i sipërm Pb, Hg, Fe
Mn
Pb, Zn, Cu
W-Au, Fe, U
Impregnuar Stratiform Hidrotermal damaror Skarn Shelf kontinental dhe kore oqeanike Vullkano – efuziv (magma bazaltike)
Palaeozoiku i sipërm  Sb, M Hidrotermal damaror dhe stratiform Kore kontinentale (?) Magma granitike
Para Palaeozoik – Palaeozoik i poshtëm Fe, Mn Vullkanogjeno-sedimentar Riftezim kontinental (?) Magma spilit – keratofire

Mineralizimet endogjene kryesore në rajonin e Ballkanit qendror (Modifikuar nga JANKOVIĆ).

Territori i Kosovës është pjesë e brezit Metalogjenik Tetisian-Euroazi (TEMB – shkurtesa sips transkriptit anglisht –/Vërejte e përkthyesit/). Ky territor është formuar gjatë kohëve të Mesozoikut dhe pas Mesozoikut në zonën e ish Oqeanit Tetisian dhe brezin jugore të Euro Azisë, me pllakat e Afro–Arabisë dhe Indisë në jug. Territori i lartpërmendur shtrihej nga Mesdheu perëndimor, përmes Alpeve dhe Evropës juglindore nëpërmjet Lesser Kaukazit, Hindi Kush-it, dhe Pllajës së Tibetit deri në Birmani dhe Indonezi, duke u lidhur me brezin Metalogjenik të Pacifikut perëndimor. Rajoni Karpato–Ballkanik është një nga sektorët e TEMB-it, i cili dallohet nga disa tipare specifike.

Evolucioni i përgjithshëm gjeotektonik i rajonit ku ka qenë formuar TEMB-i, është i lidhur ngushtë me historinë e Tetis-it. Ai është i karakterizuar nga hapja, zhvillimi i harqeve ishullore dhe mikropllakave, nga mbyllja dhe ngjitja e mikropllakave me Euroazine, subduksionin e kores oqeanike si dhe përplasjen e kontinenteve, përplasjet kontinent-harqe ishullore dhe nën-zhvendosjen e koreve kontinentale. Shfaqja e vendburimeve xeherore dhe i njësive regjionale metalogjenike është i shoqëruar me ndërtime tektonike specifike brenda sektorëve individual të TEMB-it.

Bazuar në konceptin e tektonikes së pllakave është e bërë ndarja si në vijim:

  • Riftëzimi intrakontinental (skarne të oksideve të hekurit të shoqëruara me intruzione hipobasale, vendburime vullkanogjene, hidrotermale dhe vullkanogjeno – sedimentare të lidhura me veprimtarinë vullkanike/subvullkanike, që përmbajnë Pb, Zn, Ba, Hg, Fe, Mn, vendburime të temperaturave të ulëta të vendosura gjatë brezimeve kontinentale dhe përfaqësuara nga shkëmbinjtë karbonatik të cilët janë bartës të Pb-Zn sulfideve dhe Hg).
  • Mineralizimi i lidhur me zonat e zgjerimit të kores oqeanike (të lidhura me seritë ofiolitike, veçanërisht brenda maleve Dinaride, duhet të përmendim: kromitet, sulfidet e Ni-Co-Cu ( pirotina-kalkopiriti-pentlanditi-magnetiti në bashkëshoqërim me Au dhe Ag, magnetiti titanohekuror dhe pirit-halkopiriti paraqiten në gabro, vendburimet vullkanogjeno-sedimentare me sulfide piritike të bakrit dhe vendburime të hekur manganit shtresor).
  • Mineralizimi në zonat e lidhura me subduksion (vendburime të skarneve me bazë të Fe-së, vendburimet porfire të bakrit, (që përmbajnë Au dhe PGM), vendburime vullaknogjeno-hidrotermale të lidhura me komplekset vullkano-intruzive të serive kalcium – alkaline (që përmbajnë Pb, Zn, Cu, Au, Ag).
  • Mineralizimi i lidhur me aktivitetet magmatike në ngjarjet e pas përplasjeve (post-kolizioneve) kontinent-kontinent (vendburimet në nivelet hipoabisale dhe vullkanike të Pb, Zn, Au, Ag, B, Sb, As, Tl, Mo, magnesit).

Disa provinca të mëdha metalogjenike mund të identifikohen në ish Jugosllavi dhe rajonin e Ballkanit si: Alpine, Dinarike, Serbo-Maqedonase, Karpato-Ballkanike, Helenike. Kosova është pjesë e dy prej këtyre njësive metalogjenike: Provincës metalogjenike Serbo-Maqedonase dhe provincës metalogjenike Dinarike. Kufiri midis provincës Serbo-Maqedonase dhe Dinarike është margjina jug-perëndimore e zonës se Vardarit.

Provinca Mineragjenike/Metalogjenike Serbo-Maqedonase

Provinca metalogjenike Serbo-Maqedonase është e një rëndësie vendimtare për Kosovën. Kjo njësi është e zhvilluar përgjatë vijës së kontaktit (suture) të ish oqeanit. Vendburimet xeherore janë përgjithsisht të bashkëshoqëruara me komplekset vullkano-intruzive të Oligocen -Miocenit të serisë kalcium – alkaline. Vendburimet me te shquara (Stan Tërg, Belo Bërd, Crnac, Hajvali, Kishnicë, etj.) përmbajnë plumb dhe zink, deri në një farë mase edhe bakër dhe antimon, janë të shoqëruara me ari, argjend, arsen, talium, bismut dhe hekur. Dallohen disa rajone xeherore, por për Kosovën, rajoni xeheror i Kopaonikut është shumë i rëndësishëm ngase karakterizohet nga zëvendësimi hidrotermal-metasomatik dhe tipet damarore të Pb dhe Zn dhe metaleve të tjera (Ag). Vendburimet e porfireve të bakrit, që ndodhen brenda njësive të tjera gjeologjike janë gjithashtu shumë të rëndësishme.

Provinca Mineragjenike/Metalogjenike Dinarike

Kryesisht, kjo provincë është e vendosur në brendësi të Dinarideve (si njësi gjeotektonike regjionale), por shtrihet edhe përtej saj në Helenide. Mineralizimi xeheror endogjen i provinces Dinarike është në pjesën më të madhe, e lidhur me dy epoka metalogjenike: epoken më të vjetër Herciniane dhe ate më të hershme Alpine.

Mineralizimi kryesor i Kosovës është i lidhur me kompleksin ofiolitik të Jurasikut të mesëm-të sipërm (vendburime podiforme, peridotit- pioroksenite që përmbajnë Cr, Ti, Fe).

Në të njëjtin pozicion gjeologo-gjeotektonik, ekzistojnë vendburimet masive sulfide hidrotermale me pirit dhe bakër (vendburime të rëndësishme në Shqipëri janë të lidhura me bazalte nga një zhvillim vullkano-sedimentar).

Në mënyrë sporadike, mineralizimet e Ni dhe Cu mund të gjenden brenda njësive ultramafike Jurasike. Ato u formuan njëlloj si Cr dhe Ti, nga një ndarje e lëngshme gjatë diferencimit magmatik.

Brenda rajonit minerar të Drenicë- Dobroshevcit janë të njohura vendburime të vjetra lateritike të Fe-boksiteve dhe të Ni-Co me magnezite si: Çikatovë, Gllavicë, Tërstënik, Magurë etj..