Kthehu pas

Gani Maliqi

Gani Maliqi

Gani Maliqi

Anëtar i Bordit

Gani Maliqi mban titullin Ph.D. në Gjeologji. Ai është ligjërues i lëndëve të gjeologjisë në Universitetin “Isa Boletini” Mitrovicë nga viti 1997 deri më 2021. Dr. Maliqi u diplomua në UP të Mitrovicës në vitin 1990 me diplomën në gjeologji dhe doktoroi në gjeologji në vitin 2001 në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ai ka punuar në kompani ndërkombëtare në shfrytëzim e hulumtim të metaleve bazë dhe minerale metalike ndërmjet viteve 2000 dhe 2020. Z. Maliqi ka punuar në një sërë terrenesh gjeologjike, duke eksploruar për vendburimet e arit, argjendit dhe metaleve bazë, dhe ka kaluar kohë si shef gjeolog në minierat nëntokësore të Trepçës, historikisht një nga rajonet më të rëndësishme në botë me plumb-zink-argjend. Z. Maliqi ka menaxhuar programe të suksesshme të hulumtimit dhe ka qenë i përfshirë në një numër zbulimesh të metaleve bazë dhe të çmuara në Kosovë.

Është autor i punimeve të shumta të botuara në revista shkencore dhe konferenca ndërkombëtare.

Ai është anëtar i Bordit të KPMM-së nga viti 2021.