Republika e Kosovës është shtet i themeluar me 17.02.2008, shtrihet në Evropën jug-lindore, në pjesën qëndrore të gadishullit Ballkanik. Në jug-perëndim kufizohet me Shqipërinë, në veri-perëndim me Malin e Zi, në veri me Serbinë dhe në lindje dhe jug-perëndim me Maqedoninë. Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të aprovuar me 16.06.2008, Republika e Kosovës është shtet multietnik, ku janë të vendosura edhe institucionet ndërkombëtare siç është EULEX, i cili është si monitorues të implementimit te Kushtetutës, Gjyqësisë dhe Policisë. Topografikisht, Kosova përfaqëson një pellg të rrafshët të rrethuar me male të larta nga te gjitha anët.
Dega kryesore ekonomike e Kosovës, pike se pari ka qene industria (bujqësia dhe pyjet, minierat dhe energjetika) dhe manifaktura qe ka dhënë një kontribut me te vogël për shtimin e pasurisë. Rreth 30 % e GDP ka ardhur nga dërgesa e te hollave nga diaspora (kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra), qe llogaritet për 20% te popullatës se Kosovës se para luftës civile te 1999.
Mbi 65 % e popullatës punonjëse rezident në Kosovë, është e punësuar në sektorin bujqësor. Më parë Kosova ka qenë një bilanc tregtar shumë negativ në këtë sektor. Produktet ushqimore tashmë janë segmenti më i madh i importit, duke llogaritur për 30 % të vlerës totale te importeve.
Përveç shfrytëzimit të linjitit nga furnizuesit me energji, kompania Energjetike e Kosovës (KEK) dhe nxjerrja e materialeve të ndërtimit, sektori formal i minierave ka mbetur i ngrirë qysh nga ndërhyrja e NATO – s në 1999 dhe ende nuk po kryhen operacione aktive minerare.
Lëndët plastike dhe të drurit kontribuojnë në masën 34 % të eksportit, të ndjekura nga metalet (31 %), që pothuajse ekskluzivisht rrjedhin nga skrapet.
Sektori energjetik ka qenë në të kundërt i prekur nga një mungesë investimesh për të zëvendësuar pajisjet e vjetërsuara te Bllokut Lindor. Atje ndodhen dy termocentrale qe punojnë me linjat (TPP) dhe këto kane gjithashtu nevojë për ripërtëritje. 50 % e të gjithë energjisë elektrike te prodhuar nga KEK kumbet si rezultat i problemeve teknike ose nga mos pagesa prej konsumatorëve, kështu që kompania merr pagesë vetëm 40 % të energjisë të mjaftueshme për t’i shërbyer tregut shtëpiak, po ndërprerjet e energjisë kushtëzojnë plotësimin e furnizimit me energji elektrike nga importi.
.
Sektori i mineraleve të Kosovës ka qenë një furnizues kyç për ekonominë e Ish. Jugosllavisë. Gjeologjia e Kosovës është e larmishme dhe si rezultat janë zbuluar një gamë e gjerë mineralesh, që janë tashmë në sasi të shfrytëzueshme. Këtu përfshihet linjiti, plumb – zinku, argjendi, nikeli, kromi, alumini, magneziumi me lloje të ndryshme materialesh ndërtimi. Menaxhimi i keq dhe investim i pakët si dhe zhvillimet politike në ish. Jugosllavi, që sollën dhe ndërhyrjen e NATO – s, kanë pasur një efekt negativ dramatik mbi industrinë minerare të Kosovës dhe në sasinë e metaleve te prodhuara në të gjithë rajonin. Kjo gjë nxjerr në pah rolin e madh që ka luajtur Kosova në ekonominë e Ish. Jugosllavisë si furnizuese e lëndëve të lara.