“SEKTORI MINERAR DHE RESURSET MINERALE KOSOVË-SHQIPËRI”
16.05.2018-17.05.2018
Organizuar nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale u mbajt konferenca ndërkombëtarë 2 ditore “SEKTORI MINERAR DHE RESURSET MINERALE KOSOVË-SHQIPËRI”. Kjo konferencë u organizua në bashkëpunim mes të dy shteteve Kosovë dhe Shqipëri. Grupi punues i kësaj konference përbërje nga KPMM, MZHE (Departamenti i minierave, Shërbimit gjeologjik) dhe MTI nga Kosova si dhe MIE (AKBN, SHGJSH) nga Shqipëria.
Konferencën e hapi kryesuesi i grupit punues z.Avdi Konjuhi-Anëtar Bordi në KPMM. Ku u shpreh, se ndjehemi të privilegjuar që në krye të këtij organizimi është KPMM-ja, por gjithë kjo do të ishte e pamundur pa ndihmën e institucioneve më të larta përgjegjëse për sektorin minerar në qeverinë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë. z. Konjuhi po ashtu theksoj se qëllimi i konferencës është prezantimi i situatës aktuale në industrinë minerare të Kosovës, por duke mos lenë anash as prezantimin e hulumtimeve, mundësit e shfrytëzimit dhe përpunimit të resurseve minerale të dyja vendeve tona.
Të pranishëm në këtë konferencë ishte zëvendës kryeministri- Fatmir Limaj, Zv. Kryeministër / Ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike -Dardan Gashi, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë-Bajram Hasani, Ambasadori i Shqipërisë Qemal Minxhozi si dhe Zëvendësministri i infrastrukturës dhe energjisë-Enis Aliko, Shqipëri. Ku të gjithë përgëzuan për idenë e mbajtjes së kësaj konference, pasi që është në interes të të dy shteteve zhvillimi i sektorit minerar. Ku ndër të tjera ambasadori i Shqipërisë z. Minxhozi tha se Kosova nuk ka bërë hulumtime të mjaftueshme të mineraleve të saj në zonën kufitare, ku për këtë propozoi që të dy shtetet së bashku të formojnë një komision në mënyrë që të hartohet një projekt për mineralet e brezit kufitarë Kosovë-Shqipëri. Kjo do të ishte një mundësi e mirë që Kosova të kthehet në një zonë të rëndësishme minerare dhe do të krijoheshin mijëra vende pune.
Një fjalë rasti pati edhe kryetari i bordit të KPMM-së Musa Shabani, ku u shpreh se kjo konferencë është një mundësi e mirë për bizneset vendore dhe ndërkombëtare sepse do të kenë mundësi që nga prezantuesit në konferencë të kuptojnë mbi: 1.Strategjitë dhe politikat e Kosovës dhe Shqipërisë për këtë sektor. 2.Legjislacionin dhe procedurat e licencimit. 3.Potencialin e resurseve minerale që posedojnë, 4.Programet universitare të dy shteteve për lëmin minerare. 5.Prezantimin e ndërmarrjeve minerare, 6.Vizitat dhe njohjen nga afër të Trepçës, KEK-ut dhe Muzeut Shtetëror të Kristaleve.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin përfaqësuesit nga disa kompani prestigjioze nga vendet e ndryshme të botës nga: Kanadaja, Amerika, Gjermania, Franca, Italia, Polonia, Turqia, Zvicra, Mali i Zi etj. Ku patën mundësi të ndjekin 23 prezantime lidhur me sektorin minerar nga të dy vendet Kosovë-Shqipëri. Azem Rexhaj anëtar Bordi në KPMM para të pranishmëve paraqit një prezantim lidhur me legjislacionin në sektorin minerar në Kosovë dhe format e aplikimit për licencim, llojet e licencave etj.
Dita e dytë e konferencës u realizua në terren në minierën e Trepçës St. Terg, Muzeun e Kristaleve dhe në minierën e KEK-ut. Në mënyrë që pjesëmarrësit të shohin nga afër punën që bëhet në minierat e Kosovës.
Pas shumë diskutimeve në fund të konferencës, temë e debatit ishte edhe mbajtja e konferencës në vitin e ardhshëm, ku u vendos që kjo konferencë ndërkombëtare të mbahet në Tiranë.
ME FAT!