Prishtinë – 07 Mars 2019
Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (Departamenti i Minierave dhe Sherbimi Gjeologjik i Kosovës) dhe Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, shpall Konferencën e Parë Ndërkombëtare Multidisiplinare mbi Gjeoshkencat (IMGC 2019) që do të mbahet më 10 dhe 11 tetor 2019 në Mitrovicë.
Prezantimet e punimeve do të bëhen deri më 15 Shtator,2019.
Për të interesuarit për pjesëmarrje dhe kontribut në këtë Konferencë ju duhet të kontaktoni Webfaqen: www.imgc-umib.net