Kthehu pas
30.04.2019

Takim ndërinstitucional i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK)

Prishtinë – 24 Prill 2019

Kryeinspektori i Minierave Z. Fatmir Gërguri i shoqëruar nga Kryesuesi i Departamentit të Financave Z. Haradin Gërvalla ,Z. Halit Gara, Kryesues i Divizionit të të Hyrave dhe Agron Gashi, Kryesues i Departamentit të TI-së pritën në takim Z. Albert Hajrizaj, Menaxher i Zhvillimit të Aplikacioneve,Z. Agron Hamiti, Menaxher i Divizionit për Menaxhimin e Rrezikut dhe Z. Agron Sahiti, Menaxher i Administrimit të Sistemit nga ATK-ja.

Qëllimi i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit në këmbimin e informacioneve dhe të dhënave me qëllim të mbledhjes sa më efektive të të hyrave nga të dyja institucionet. Po ashtu KPMM-ja është e interesuar që bizneset e licencuara të paisen me arka fiskale.

Konkluzion i këtij takimi ishte se për të arritur këto qëllime ,fillimisht duhet arritur një Memorandum Mirëkuptimi i cili do ti konkretizoj pikat e bashkëpunimit.