Kthehu pas
04.06.2020

Komunikatë për Media / Humbën jetë dy punëtor në minerën e Artanës

Sot me datë 02.06.2020 në orët e paraditës në minerën e Artanës, kan humbur jetën dy punëtorë.

Punëtorët që humbën jetën janë një xehtar dhe një inxhinjer të moshës 50 dhe 51 vjeqar, ngjarja ka ndodhur me rastin e shembjës së pjesës tavanore të punishtës në të cilën ndodheshin gjatë kohës kur ishin duke kryer punën e tyre punëtorët të këtij ndrrimi, ndërsa 3 punëtorët nga punishtet e tjera i kanë shpëtuar shembjes dhe kanë pësuar lëndime te lehta trupore.

KPMM-ja pas marrjës së informatës, ka reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjë gjendet Kryesuesi i Bordit të KPMM-së dhe tre antarë të tjerë të Bordit, si dhe Kryeinspektori i KPMM-së.

Gjithashtu, në vendin e ngjarjës është prezent edhe njësja e shpëtimit dhe e ndihmës së parë, ku i është ofruar ndihma e parë punotrëve që janë të shpëtuar, të cilët kan pasur lëndime të lehta.