Arkivimi

Arkivi ka adaptuar një sistem të avancuar të arkivimit elektronik të dokumentacionit që pranohet ose ka poseduar arkivi i KPMM-së. Këtë  sistem e ka struktuar  në atë mënyrë që të jetë sa më i lehtë përdorimi i tij. Ka dalluar  seri elektronike /dosje elektronike me kujdes duke i dalluar seritë elektronike të aplikacioneve për licenca dhe leje, seritë e dokumentacioneve hyrës dhe dalëse si dhe dokumentacionin përkatësisht arkivin e vjetër historik dosjet e të cilës seri lidhen me hulumtimet e vjetra  gjeologjike në territorin e Kosovës.

Arkivimi elektronik është bazë edhe për përditësimin e Data bazës së KPMM-së.

Arkivimi elektronik po ashtu do të shërbejë si bazë që në një të ardhme disa nga seritë/dosjet elektronike siç janë “arkivi i vjetër historik” të ju ofrohet me pagesë palëve të interesuara përmes Web Faqes.

Arkivimi përkatësisht Sektori i Arkivit punën e tij e bazon në Ligjin për arkiv,LMM, Ligjin për Qasje në dokumente Zyrtare si dhe në disa akte nënligjore të nxjerra nga KPMM-ja e që definojnë qartë punën me palë, afatin e kryerjes së kërkesave të palëve, çmimoret e materialeve arkivore si dhe bënë klasifikimin e dokumenteve në përgjithësi që posedon.