Prishtinë – 29 dhjetor 2021
________________________________________
Konferenca e fundvitit 2021
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale është institucion i pavarur i cili në përgjegjësinë e saj ka zbatimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale, Ligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare si dhe Strategjinë Minerare 2010-2025 të Republikës së Kosovës dhe i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës. Përveç zbatimit të legjislacionit minerar, KPMM-ja është e përkushtuar dhe në zbatimin e politikave qeveritare që ndërlidhen me sektorin e minierave, të cilat janë dokumente që krijojnë mundësi reale për zhvillimin e biznesit, shfrytëzimin racional të resurseve minerare, sigurinë dhe shëndetit në punë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Përkundër përpjekjeve për zhvillimin e sektorit minerarë ende ka sfida që duhet eliminuar përmes bashkëveprimit ndërinstitucional, sidomos eliminimin e kolizioneve ligjore, zvogëlimin e proceduarave të tepërta, rritjen e transparencës , llogaridhënies etj.
Duke marr parasysh vazhdimin me gjendjen kritike nga pandemia Covid-19, Kuvendi i Republikës se Kosovës miratoi ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike – Covod-19, në të cilën ka qen i përfshirë edhe KPMM-ja, dhe e cila ka pasur një rol tepër të rëndësishëm në rimëkëmbjen e të ushtruarit biznes në sektorin minerar .
Me implementimit te Ligjit Nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – Covod-19, në sektorin e minierave si dhe ndërmarrjet qe kanë përfituar nga ky ligj, janë liruar nga pagesa e rentës minerare, prej datës 1 janar deri më 31 maj, dhe atë të gjitha ndërmarrjet që posedojnë Licencë të Shfrytëzimit për resurse minerare.
Ndër takimet e shumta që janë zhvilluar në këtë institucion, si dhe takimet që ka pasur edhe me institucionet e tjera, me të cilat ndërlidhet bashkëpunimi i Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, ndër to, edhe këtë vit, KPMM-ja ka marr iniciativë për mbajtjen e takimeve rreth inspektimit të përbashkët ndërinstitucional, për mundësin e zhvillimit të aksioneve të koordinuara ligjore, me qëllim të parandalimit të aktiviteteve të jashtëligjshme minerare .
Takimet ndërinstitucionale dhe senzibilizuese në nivel sektorëve dhe regjioneve janë zhvilluar në periudhën 30 mars deri më 15 prill. Akterët e tjerë institucional pjesëmarrës ishin të nivelet komunale- inspektorati komunal, nivelet qendrore ( Ministritë të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit dhe APK-së), Policia e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) si dhe doganat e Kosovës.
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale më 14 tetor, 2021 në bashkëpunim me Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, kanë mbajtur Konferencën Ndërkombëtare Multidisiplinare për Gjeoshkenca IMGC2021, praktik kjo vjetore.
Këtë vit KPMM-ja, në këtë konferencë, ka prezantuar tri punime shkencore që trajtojnë Legjislacionin Minerar në Republikën e Kosovës, rolin e Sistemit informatikë në këtë sektor dhe Ekonominë Minerare- rasti i Republikës së Kosovës.
Në një vizitë zyrtare, një delegacion prej gjashtë anëtarëve nga Shqipëria, në zbatim të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) si dhe në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencës reciproke midis dy institucioneve, janë ftuar nga ana e Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, për periudhën (14-17 dhjetor 2021)per te vizituar në minierat e polimetaleve dhe Qymyreve në Republikën e Kosovës.
KPMM, si institucioni i tretë në vend i cili inkason të hyra më të mëdha në buxhetin e Kosovës, për shumë vite, me afër 30 milionë të realizuara, bënë të mundur që të jetë si një indikator i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Vizita e bërë më 21 dhjetor 2021, në KPMM nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, si dhe znj. Artanë Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë së Republikës së Kosovës tregon përkushtimin dhe prioritetin e madh të Qeverisë së Kosovës për sektorin e minierave.
Sa i përket menaxhimit, KPMM-ja aktualisht menaxhon me 547 subjekte minerare nga të cilat 69 janë Licenca të Hulumtimit, 193 Licenca të Shfrytëzimit dhe 285 Leje për Aktivitete të Veçanta.
Numri i aplikacioneve që janë në pritje = 235
Shfrytëzim, = 43
Hulumtim, = 131
Aktivitete te veçanta, = 61
Numri i aplikacioneve që janë aprovuar pas zgjedhjes se Bordit te ri nga Kuvendi i Republikës se Kosovës janë: 23
Shfrytëzim, = 2
Hulumtim, = 20
Aktivitete te veçanta, = 1
Inspektimet në terren
Inspektorati ka realizuar sipas natyrës së inspektimeve këto inspektime në terren gjatë vitit 2021:
• Kërkesat për minime masive gjithsej 700
• Lejet për minime masive gjithsej 543
• Numri i përgjithshëm i inspektimeve të përbashkëta sipas planit operativ gjithsej 938
• Ndërmarrjet me urdhër për ndalim të veprimtarisë minerare gjithsej 62
• Sekuestrime të komisioneve me lignit gjithsej 0
• Raporte të operimit të jashtëligjshëm për vitin 2021 gjithsej 62
• Inspektimet e rregullta vjetore gjithsej 30
• Gjoba Administrative 71
• Gjoba për mos njoftim të aksidenteve 2
• Kallëzime Penale 59
• Lëndime në punë 8 dhe 1 me vdekje.
Verifikime i ndërmarrjeve me rrethoja janë 103 raste. Me gërmim janë 8 raste dhe 3 rastet aktivitete të veçanta.
KPMM-ja gjatë vitit 2021, përmes Departamentit Ligjor ka përcjellë në prokurori 59 kallëzime penale kundër operuesve ilegal në sektorin e minierave, 73 gjoba administrative.
Nga gjithsejtë 73 gjoba administrative:
– 52 (pesëdhjetë e dy) gjoba janë për operime ilegale pa posedim të licencës.
– 10 (dhjetë) gjoba janë për mungesë te rrethojave(shkelje te drejtave dhe detyrimeve te licencave)
– 9 (nëntë) gjoba janë si rezultat i aktiviteteve te jashtëligjshme i kanë shkelur edhe kushtet e licencave ku kanë edhe kallëzime penale
– 2 (dy) gjoba janë për mos lajmërim te aksidenteve ne miniera.
Për operime ilegale janë dërguar te Përmbaruesit privat dhe 119 propozime për përmbarim. Ndërsa gjatë vitit 2021 janë pranuar 60 ankesa të cilat pritet të shqyrtohen nga Bordi
Të hyrat për vitin 2021
Që nga fillimi i punës së vetë si agjenci e pavarur, KPMM-ja nga viti në vit ka shënuar progres në rritjen e të hyrave nga renta minerare, kjo si një indikator që tregon rritjen e investimeve në sektorin minerar, mirëpo, këtë vit si rrjedhojë e implementimit të ligjit për rimëkëmbjen ekonomike – Covod-19, janë liruar nga pagesa e rentës minerare, prej datës 1 janar deri më 31 maj, të gjitha ndërmarrjet që posedojnë Licencë të Shfrytëzimit për resurse minerare, andaj është ndryshuar edhe planifikimi i të hyrave. Nga 17,350,000.00 € sa kanë qenë të planifikuara të hyra për vitin 2021, janë inkasuar 19,994,485.36 € (apo shprehur në përqindje 115.24%).
Objektivat 2022
KPMM, parasheh që të rris efikasitetin dhe efektivitetin e detyrave dhe përgjegjësive të veta duke vazhduar përmes ngritjes së sistemit të kontrollit të brendshëm dhe të qeverisjes në përgjithësi dhe objektivave të caktuara në veçanti:
– Implementimi i Legjislacionit minerar, politikave dhe strategjisë minerare
– Licencimi i ndërmarrjeve minerare në harmoni me LMM, planin për menaxhimin e resurseve minerale, strategjinë minerare dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve minerale
– Monitorimi , inspektimi si dhe zbatimi i të gjitha Ligjeve që ndërlidhen me sektorin minerarë nga ana e ndërmarrjeve të licencuara, si dhe zbatimi i Planit të veprimit për parandalimin dhe ndalimin e operuesve të jashtëligjshëm
– Tërheqja e Investitorëve përmes promovimeve të potencialit minerarë që ka dhe ofron Kosova
– Ngritja e nivelit të transparencës, komunikimit dhe avancimi i sistemit të teknologjisë informative për të mundësuar punë më efikase në KPMM dhe ofrim të shërbimeve për investitorët, kompanitë dhe qytetarët.
– Parandalimi dhe ndalimi i ekonomisë joformale në fushën e Minierave.
Sfidat në të ardhmen
Duke marr parasysh të drejtat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me LMM-në dhe dispozitat e tjera te ligjeve ne fuqi qe ndërlidhen me sektorin minerar, në njërën anë ndërmarrjen e aktiviteteve për zbatimin e tyre në praktikë dhe konceptet mbi trendët zhvillimore për këtë fushë, mund të konsiderojmë si sfidë të veçantë për institucionet e RKS-së dhe gjithsesi sfidë për vet KPMM-në.
Si sfida për arritjen e objektivave të parapara në të ardhmen, ne mund të veçojmë:
– Miratimi i Ligjit për Miniera dhe Minerale (me ndryshime) do të krijoj siguri dhe lehtësime për kompanitë e interesuara për investime në sektorin minerarë në Republikën e Kosovës.
– Parandalimi i ekonomisë joformale (parandalimi dhe ndalimi i aktiviteteve minerare të jashtëligjshme) si dhe sekuestrimi i mjeteve dhe lëndëve minerale ne përputhje me LMM.
– Ngritja e kualitetit dhe sigurisë në punë në operimet minerare. Edhe pse funksionimi i sektorit minerar në Kosovë shoqërohet me siguri të mirë, prapë se prapë për Inspektoratin e Minierave mbetet sfidë që në bashkëpunim me institucionet relevante të përvetësojë dhe zbatoj standardet teknike dhe të sigurisë që zbatohen në vendet e BE-së.
– Mostrajtimi në kohë i lëndëve të paraqitura në gjykata , shqiptuara nga Gjykatat nuk po e arrijnë efektin e parandalimit të operimeve të jashtëligjshme sepse janë dënime shumë te ulëta nganjëherë edhe qesharake( 200 euro).
– Hartimin dhe aprovimin e akteve nënligjore të nevojshme dhe domosdoshme për implementimin e LMM-ës.
– Implementimi i vazhdueshëm i aktiviteteve që rrjedhin nga zbatimi i Strategjisë minerare dhe Planit për Menaxhimin e Resurseve Minerale.
– Implementimi i vazhdueshëm i aktiviteteve që rrjedhin nga zbatimi i politikave minerare.