Kthehu pas
27.07.2022

Takim me GIZ Kosova

Sot në sallën e takimeve të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale u zhvillua takimi i Bordit, Drejtorit e Kryeinspektorit me Agjencionin Gjerman për Bashkepunim Ndërkombëtar GIZ Kosova.

GIZ Kosova e ka ndihmuar Kosovën në të kaluarën në ngritjen e kapacitetit të institucionit dhe në zhvillimin e qendrueshëm të vendit.

Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i mundësive të ndihmës dhe bashkëpunimit në fushën e minierave për projekte konkrete e sidomos në avancimin e bazës së të dhënave të KPMM-së.