SFIDAT DHE RISIT E SEKTORIT MINERAR NË KONTEKSTIN NDËRKOMBËTAR
(16.11.2022-17.11.2022)
FTESË
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe institucionet tjera nga Kosova dhe Shqipëria ftojnë ndërmarrjet minerare, institucionet minerare por edhe ato akademike nga mbarë bota për të marrë pjesë në Konferencën e organizuar si në vijim: “RISITË DHE SFIDAT E SEKTORIT MINERAR NË KONTEKSTIN NDËRKOMBËTAR”.
Qëllimi: Prezantimi aktual i industrisë minerare në vend. Sikurse: hulumtimi, shfrytëzimi, përpunimi i resurseve minerale në Kosovë dhe Shqipëri. Pastaj legjislacioni, politikat minerare dhe mundësitë për zhvillim në të ardhmen. Investimet minerare sfida apo mundësi?! Në këtë pikë u krijohet mundësi për paraqitjen e ideve përmes prezantimeve. Po ashtu përmes prezantimeve mund të shfaqen vlerësime apo idetë për rrjedhat aktuale minerare në nivel global, regjional dhe lokal, me theks të veçantë investimet në sektorin minerar të Kosovës dhe Shqipërisë.
Kohëzgjatja : 2 ditë (16.11.2022-17.11.2022)
Dita e dytë: Vizitë në minierat e Kosovës
Vendi: Prishtinë lokacioni EMERALD Hotel
Gjuha e konferencës: Gjuha Shqipe, Gjuha Angleze
Afatet: Dorëzimi i punimeve: deri më 30.10.2022
Konfirmimi për pjesëmarrje: deri më 10.11.2022
Hapat për regjistrim:
konferenca.minerare@kosovo-mining.org
Pjesëmarrja në këtë konferencë nuk parashikon kuotë regjistrimi.