Kthehu pas
27.02.2019

30 VJETORI I GREVËS SË MINATORËVE TË TREPÇËS

Kishnicë – 25 Shkurt 2019

Në shënimin e 30 Vjetorit të Grevës së Minatorëve të vitit 1989 të organizuar  në kompleksin e minierave në Artanë mori pjesë edhe Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. Kryesuesi i Bordit z. Musa Shabani  mbajti një fjalë rasti rreth  shënimit të ditëve të mbajtjes së grevës së minatorëve të Trepçës. Ai shprehi gatishmërinë e kontributit të përbashkët  në një reflektim pozitiv për zhvillimin ekonomik të Trepçës e rrjedhimisht edhe të Kosovës.

KPMM-ja do të jetë në mbështetje të të gjitha projekteve strategjike e zhvillimore të cilat do të ndikonin në rimëkëmbjen e Trepçës , projektet tjera të fushës së minierave të cilat do ta ndihmojnë  ekonominë e vendit.