Prishtinë – 10 dhjetor 2021
Ka filluar punën Bordi i KPMM-së
Kuvendi i Republikë së Kosovës në Seancën plenare të mbajtur me 6 dhjetor 2021 ka zgjedhur Bordin e Komisionit te Pavarur per Miniera dhe Minerale me kryesuesen Selvete Grajqevci-Pllana, dhe 4 anëtarët z.Jahir Gashi, znj. Rrezarta Pushkolli – Makolli, z.Gani Maliqi dhe z.Gani Kastrati.
Drejtori i KPMM-së, z. Ramiz Krasniqi, e ka njoftuar Bordin e tanishëm se mungesa e Bordit ka rezultuar me pranimin e shumë aplikacione, dhe se jemi në pritje për shqyrtim të afër 300 aplikacioneve për hulumtim, shfrytëzim dhe aktivitete të veçanta.
Bordi ka mbajtur takimin e I (parë) ku janë marr disa vendime të rëndësishme për funksionalizimin e KPMM-së pasi që ky institucion, që nga data 07 gusht 2020 ka qenë pa Bord.
Njoftojmë opinionin publik dhe të gjitha ndërmarrjet e sektorit minerar të cilat kanë aplikuar në KPMM për licenca dhe leje se Bordi ka filluar punën dhe do të merret me punë intensive deri në përfundimin e shqyrtimit të gjitha aplikacioneve të cilat janë në pritje për tu shqyrtuar.
Gjithashtu, Bordi u përcaktua që do të bashkëpunoi me të gjitha institucionet dhe ne veçanti me ministrin e Ministrisë se planifikimit hapësinor dhe infrastrukturës, për harmonizimin e Vendimeve dhe për krijimin e kushteve sa më të favorshme ligjore për ngritjen e sektorit minerar në Republikën e Kosovës.