Nga data 12-14.11.2024, Kryesuesi i Bordit Dr. Habib Basholli mori pjesë në punëtorinë “Punëtoria Rajonale e Ballkanit dhe Hyrje në Rishikimin Ligjor/Praktikat më të mira rregullatore për qeverisjen e ciklit jetësor të minierave, Trajnimi dhe simulimi i Rregullimit” që është mbajtur në Sofje, Bullgari. Programi i Zhvillimit të Drejtës Tregtare (CLDP) i Departamentit Amerikan të Tregtisë, i mbështetur nga Programi i Qeverisjes së Energjisë dhe Mineraleve i Departamentit të Shtetit të SHBA-së ka organizuar këtë punëtori. Përveç Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Ministrisë së Ekonomisë dhe ndërmarrjes “Trepça” Sh.A., pjesëmarrës në këtë punëtori kanë qenë edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania. Kjo punëtori ka ofruar praktikat e fundit më të mira ligjore dhe rregullatore për mbetjet minerare dhe menaxhimin e këtyre mbetjeve, si dhe ka ofruar një ushtrim praktik në hartimin e rregulloreve