18.03.2025 – Kryesuesi i Bordit të KPMM-së, Dr. Habib Basholli, anëtarët e Bordit, Nasuf Mjekiqi dhe Bahri Karaça, pritën në takim znj. Synthia Dodig, Komisionere e Tregtisë në Ambasadën e Kanadasë. Gjatë kësaj vizite znj. Dodig u njoftua me punën e KPMM-së si dhe me sfidat që Bordi i KPMM-së po përballet me licencimin e ndërmarrjeve. Gjatë takimit është biseduar për pjesëmarrjen e Bordit të KPMM-së në Konventën Botërore për Hulumtim dhe Shfrytëzim të Mineraleve PDAC 2025 që është mbajtur në Kanada si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit për zhvillimin e sektorit minerar.