Komunikatë
Prishtinë – 18 Shkurt 2022
Rrjetit të Biznesit të Diasporës Shqiptare, gjatë takimit, vuri në thekës fokusin, se qëllimi i tyre është të paraqes ura lidhëse ndërmjet subjekteve ekonomike të diasporës me prejardhje shqiptare por jo edhe vetëm. Bizneset e tyre janë në të gjitha shtetet jashtë vendit ku qëllimi i tyre është që të investohet me biznese brenda vendeve shqiptare, rasti konkret Kosovë.
Para KPMM-së, z. Dedushaj, prezantoj një kronologji të bizneseve, forumeve shqiptare që bizneset i zhvillojnë jashtë vendit dhe që synimi i tyre është që të investojnë bashkërisht me investitor të fuqishëm edhe në sektorin e minierave me të cilët do rritej mirëqenia sociale.
Të pranishmit gjatë takimit u entuziazmuan me qëllimin e mirë për tu investuar në këtë sektor, u zotuan se bashkëpunimi nuk do mungojë dhe se do ti intensifikojnë takimet edhe në radhët e bashkëpunimit edhe me investitor të interesuar. Interesimi u shfaq sidomos në fazën fillestare, në zonat mineral-mbajtëse veçanërisht në mineralet të metaleve të rralla.
Në kuadër të takimit u prezantua para te pranishmeve edhe dy prezantime me vendet me potencial investimi në sektorin e minierave.
Pjesëmarrësit në takim u pajtuan që ti zhvillojnë takimet e radhës me tema me konkrete lidhur me mundësin e investimeve dhe modaliteteve për hulumtime me qëllim të valorizimit të këtyre pasurive minerale.