Gjeografia

Kosova shtrihet në Evropën jug-lindore, në pjesën qëndrore të gadishullit Ballkanik. Në jug-perëndim kufizohet me Shqipërinë, në veri-perëndim me Malin e Zi, në veri me Serbinë dhe në lindje dhe jug-perëndim me Maqedoninë. Territori shtrihet brenda gjatësive gjeografike 41° 50’ 58’’ dhe 43° 15’ 42’’ dhe brenda gjerësisë gjeografike 20° 01’ 30’’ dhe 21° 48’ 02’’

Kosova zë një sipërfaqe afërsisht 10,900 km² dhe është i karakterizuar nga një lartësi mesatare 800 m mbi nivelin e detit, po duke treguar ndryshime vertikale te relievit dhe morfologjisë. Këto ndryshime morfologjike janë si pasojë e ndërtimit gjeologjik. Pika më e ulët e Kosovës ndodhet ne luginën e lumit Drini i Bardhë, në kufi me Shqipërinë dhe arrin lartësinë 297 m mbi nivelin e detit. Pika me e lartë ndodhet në jug të Kosovës – në Gjera vicë – 2 565 m e lartë.

Një pamje nga Kosova

Nga pikëpamja gjeografike, Kosova është e ndarë në dy njësi të mëdha të sheshta rajonale sipas ÇAVOLLI – t: Pjesa veri – lindore është quajtur si “Rrafshi i Kosovës”, pjesa jug – perëndimore është quajtur “Rrafshi i Dukagjinit. Ato janë të karakterizuara nga kushte të veçanta klimatike – gjeografike. Për shembull, shumë nën njësi si Drenica, Novobërda dhe Gollaku, Fusha e Kosovës, Fusha e Moravës, Podujevë etj, janë të dalluara nga të tjerët.

Kufiri midis Rrafshit të Dukagjinit dhe Rrafshit të Kosovës formon sipërfaqen e ndarjes midis pellgut te detit Adriatik në njërën anë dhe në anën tjetër pellgu i Detit te Zi dhe i detit Egje.

Kosova është e rrethuar nga shumë vargje malore të larta. Pjesa veriore është e zëne nga malet e Kopaonikut (mbi 2000 m), që janë karakterizuar nga një veprimtari abrazive, lumore dhe akullnajore. Ne pjesët jugore dhe jug – perëndimore të Kosovës ne kufi me Maqedoninë ndodhen Malet e Sharrit (mbi 2500 m). Pjesa perëndimore e Kosovës (kufiri me Shqipërinë) përfshin pjesët e Alpeve Shqiptare si dhe Malet e Mokrës (kufiri me Malin e Zi). Këto zona janë të karakterizuara nga materiale shkëmbore, male të larta dhe gryka te thella.

.

Një luginë në male

Në pjesën qendrore të Kosovës, në perëndim dhe jug perëndim të Prishtinës, ndodhen vargjet malore të Bjeshkëve të Çiçavicës, të Goleshit, Carralevës dhe Milanovces të cilët janë të karakterizuara nga forma karstike, lumore dhe akullnajore duke u ngritur me lartësi mbi 1000 m.

Pjesa e Kosovës, që është e karakterizuar nga sipërfaqe të rrafshëta, zë një sipërfaqe afërsisht 36 % të territorit të vendit. Këto pellgje janë të karakterizuara nga lartësi midis 400 dhe 700 m mbi nivelin e detit.

Modeli i lartësive të Kosovës