Infrastruktura

Infrastruktura Rrugore – Territori i Kosovës ka një infrastrukturë rrugore të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive të ndryshme biznesore. Rrjeti rrugor përbëhet prej 630 km rrugë kryesore.

Infrastruktura rrugore e vendit është e zhvilluar mirë. Ekziston një rrjet rrugësh i zhvilluar plotësisht, përgjithësisht rrugët janë me kushte shumë të mira. Shumë rrugë kryesore lidhin qytetet e mëdha të Kosovës.

Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe regjionale është Ministria e Infrastrukturës ndërsa për rrugët lokale përgjegjëse është Komuna.

Me ndërtimin e autostradës me Shqipërinë, Kosova është një pikë e rëndësishme e lidhëse e Evropës Perëndimore me Detin Adriatik.

Infrastruktura Hekurudhore – Kosova posedon një sistem hekurudhor prej 330 km që mbulon tërë territorin e Kosovës duke lidhur veriun me jugun dhe lindjen me perëndimin.

Sistemi Hekurudhor përveç transportit të pasagjerëve për qëllime private dhe zyrtare ofron edhe transportin e mallrave të ndryshme për qëllime të bizneseve, në Kosovë dhe jashtë saj. Një transport i tillë realizohet jo vetëm përmes hekurudhës por edhe në kombinim me lloje tjera të transporteve.

Hekurudhat e Kosovës mundësojnë ndërtimin e binarëve industrialë privat nga linjat hekurudhore deri te vendi i klientit.
Përgjegjës kryesor për transportin e mallrave nëpër Hekurudhat e Kosovës është Divizioni Komercial i Hekurudhave të Kosovës.

Infrastruktura Ajrore – Kosova posedon një aeroport të vetëm, Aeroportin Adem Jashari, i cili është njëri prej aeroporteve më të frekuentuara në regjion. Ky aeroport ofron fluturime në qendrat më të rëndësishme Evropiane por edhe në Amerikë.

Sikurse edhe transportet tjera ashtu edhe transporti ajror përveç transportit të pasagjerëve bën edhe transportin e mallrave (kargo) të ndryshme për qëllime biznesi. Aeroporti i Prishtinës ofron një shërbim të shpejtë, efektiv dhe profesional të bartjes së ngarkesave. Aeroporti bënë ekzaminimin e çdo ngarkese përmes rezeve – X. Varësisht prej peshës së ngarkesës edhe tarifat e pagesë janë të ndryshme.

Aeroporti i Prishtinës ofron kushte të përshtatshme për transportimin e mallrave që kërkojnë trajtim të posaçëm, duke poseduar frigoriferë për ruajtjen e mallit. Gjithashtu posedon edhe të gjitha pajisjet për ngarkimin dhe shkarkimin e mallit.
Pas arritjes së mallit çdo kompani transportuese duhet të bëjë tërheqjen e tij brenda 24 orëve, në të kundërtën duhet të paguaj shtesë.

Infrastruktura e Kosovës