Funksioni

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM është agjenci e pavarur e përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

KPMM rregullon aktivitetet minerare në Kosovë në përputhje me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve, aktet nënligjore të nxjerra në përputhje me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve, dhe Strategjinë Minerare.

KPMM vepron në interes të publikut dhe i ushtron në mënyrë të pavarur kompetencat dhe funksionet të cilat i janë dhënë sipas Ligjit të Minierave dhe Mineraleve.

KPMM zbaton Ligjin për Qasjen në Dokumentet Zyrtare, Ligjin për Prokurim Publik, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe të gjitha ligjet tjera që rregullojnë veprimtarinë dhe menaxhimin e autoriteteve publike në Kosovë.

KPMM ka autoritetin e përgjithshëm dhe përgjegjësinë për të siguruar:

  • hulumtimin dhe shfrytëzimin e rregullt të resurseve minerale në Kosovë dhe shfrytëzimin optimal të resurseve minerale në të gjitha veprimtaritë minerare në përputhje me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve dhe Strategjinë Minerare;
  • përputhjen e përgjithshme të veprimtarive minerare me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve, aktet nënligjore të nxjerra në përputhje me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve, dhe kushtet e Licencave, dhe Lejeve të lëshuara nga KPMM në përputhje me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve.

KPMM ka kompetencën për ushtrimin e funksioneve në vijim, në përputhje me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve:

  • lëshimin, transferimin, vazhdimin, pezullimin dhe revokimin e Licencave dhe Lejeve;
  • themelimin dhe mirëmbajtjen e një kadastre të minierave dhe një baze të të dhënave GIS që përmban të dhëna gjeografike, gjeologjike dhe të dhëna të tjera relevante ekonomike si dhe të gjithë titujt ekzistues të mineraleve dhe të drejtave minerare; dhe- nxjerrjen e rregullave për organizimin dhe veprimtarinë e brendshme të KPMM-së.

KPMM i ofron asistencë teknike Qeverisë në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me minierat dhe mineralet në Kosovë nëse një gjë e tillë kërkohet nga Qeveria.

KPMM është një organ i pavarur që i raporton drejtpërsëdrejti Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 03/L-163 për Minierat dhe Mineralet si dhe Ligji nr. 04/L-158 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/L-163 për Minierat dhe Mineralet paraqesin statusin ligjor të KPMM-163 për Minierat dhe Mineralet paraqesin statusin ligjor të KPMM-së.