Qëllimi kryesor i agjencive donatore dhe institucioneve të Republikës së Kosovës është zhvillimi i sektorit ekonomik privat ne Kosovë. Prandaj institucionet e Kosovës kane adaptuar një paketë ligjore për te siguruar një mjedis investues – miqësor qe përfshinë: rregullore për investimet e huaja direkte, riatdhesimin e kapitalit, blerjen e patundshmërive, regjistrimin e bizneseve dhe te tokës, dhe vendosjen e qiradhënieve 99 – vjeçare për një tokë që ka qenë pronë e ndërmarrjeve shoqërore (NSH).