Resurset minerare
Territori i Republikës së Kosovës karakterizohet me një ndërtim kompleks gjeologjik. Këtë e dëshmojnë numri i madh i formacioneve gjeologjike nga ato më të vjetrat e deri më sot. Shumëllojshmëria e formacioneve, veprimtaria intruzive dhe efuzive, efektet e sedimentimit dhe tektonika kanë ndikuar që në territorin e Republikës së Kosovës të formohen shumë lloje të mineraleve dhe vendburimeve të rëndësishme të resurseve minerare energjetike, metalore dhe jo metalore.[1]
Vendburimet e Plumbit (Pb), Zinkut (Zn) dhe Argjendi (Ag)
Vendburimet dhe paraqitjet më të rëndësishme të plumbit dhe zinkut gjenden në të ashtuquajturin “Brezin Metalogjenik të Trepçës”, i cili shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës, duke filluar nga Leposaviqi gjerë në Gllamë (Gjilan). Gjatësia e brezit është mbi 80 km, kurse gjerësia mesatare është rreth 30 km.
Në Republikën e Kosovës dallojmë një numër të caktuar të minierave të zhvilluara (minierat kyçe), si dhe një numër i vendburimeve më parë të vlerësuara, por të pazhvilluara. Miniera të zhvilluara (kyçe) janë: miniera “Trepça” në Stantërg, Hajvalia, Badofci, Kizhnica, Artana, Bellobërda dhe Cërnaci.1
Rezervat e vendburimeve të Pb, Zn dhe Ag
Miniera | Kategoria | Ton | Pb% | Zn% | Ag/g t |
Stantërg | A+B+C1 | 12,319,303.00 | 3.96 | 2.61 | 65.44 |
Artanë(Përroi i ngjyrosur+Kaltrina) | A+B+C1 | 7,914,014.00 | 2.62 | 3.14 | 106.23 |
Hajvali, Badovc, Kishnicë | A+B+C1 | 4,675,000.00 | 5.49 | 4.17 | 79.9 |
Bellobërdë | A+B+C1 | 1,995,979.00 | 7.5 | 5.87 | 87 |
Cërnac | A+B+C1 | 2,377,548.00 | 5.1 | 3.18 | 66 |
Totali | A+B+C1 | 28,481,844.00 | 4.08 | 3.2 | 80.1 |
Të dhëna të siguruara nga “Plani për Menaxhimin e Mineraleve të Resurseve të Kosovës” 2010
Vendburimet e Nikel-kobaltit
Hulumtimet sistematike në Kosovë për zbulimin e vendburimeve të Ni-Co kanë filluar në vitin 1961. Shfrytëzimi i xehes së nikelit dhe përpunimi-shkrirja e xehes dhe përfitimi i aliazhit Fe – Ni Co, ka filluar në vitin 1984. Në kuadër të Ferronikelit kanë funksionuar dy miniera me shfrytëzim sipërfaqësorë (Çikatova dhe Gllavica), njësia e hulumtimeve gjeologjike dhe shkritorja. Gjatë viteve 1984-1999 janë shfrytëzuar 7,092,090.00 t xehe me 1.21% Ni, ndërsa nga viti 1984 gjerë në vitin 1997 janë prodhuar 36,728.00 t Ni metal. Pas vitit 1997 shkritorja e Ferronikelit nuk ka qenë në funksion, deri në vitin 2007 kur është ri aktivizuar pas privatizimit nga ndërmarrja NewCo Ferronikeli Complex L.L.C. 1
Vendi | Kategorit | Xehe në ton | Ni% | Co% |
Gllavicë | A+B+C1 | 6,240,072.00 | 1.35 | 0.06 |
Çikatovë | A+B+C1 | 6,978,972.00 | 1.35 | 0.06 |
Totali | A+B+C1 | 13,219,044.00 | 1.35 | 0.06 |
Të dhëna nga “Map of Minerals (MM 200) (2nd Update), Metallogenic / Minerogenic Map (MetM 200)”
Vendburimet e Boksitit
Miniera e boksitit veprimtarinë e kanë filluar nga viti 1966, ku merren me shfrytëzimin e boksitit me metodë sipërfaqësore. Para mbylljes së minierës në vitin 1990 kjo minierë ka realizuar prodhim vjetor deri në 100,000.00 t boksit1.
Miniera | Ton | Al2O3% | SiO2% | TiO2% | Fe2O3% |
Grebnik | 1,700,000.00 | 49.00 | 2.25 | 1.50 | 27.50 |
Të dhëna nga materialet për boksitet e Kosovës
Vendburimet e Magnezitit
Në periudhën kohore 1964–1999, nga miniera e magnezitit në Golesh janë shfrytëzuar rreth 4.6 Mt xehe, me përmbajtje prej 44.49% MgO, 0.2-5.0% SiO2 dhe 0.2-1.5% CaO.
Miniera e Strezocit filloi shfrytëzimin sipërfaqësor në vitin 1962, duke vazhduar me aktivitete nëntokësore në fillim të vitit 1986. Në Dardanë, stabilimenti për sinterizim filloi punën më 1974. Kapaciteti vjetor i këtij stabilimenti ishte rreth 20,000.00 ton sinter magnezit. 4.1.3.2 Mineralet teknike
Miniera | Ton | MgO% | SiO2% | CaO% |
Magurë-Golesh | 2,400,000.00 | 46.22 | 2.76 | 0.89 |
Strezovc | 1,700,000.00 | 41.29 | 5.35 | 5.62 |
Dubovc | 964,949.00 | 42.85-45.86 | 1.29-6.7 | 1.26-2.78 |
http://www.mzhe-ks.net/repository/docs/Broshura_balline_shq.pdf
[1] ( Strategjia_Minerare_e_R_Kosoves_2012-2025_shqip.pdf)