Prishtinë
E shtunë, 19.Maj.2018
Ora:11:00
Bordi i KPMM-së, në përbërje; Kemajl Zeqiri, Avdi Konjuhi, Azem Rexhaj dhe Festim Kutllovci, priten në një takim, kompaninë minerare amerikane “North Amercan Coal”.
Kompania “North Amercan Coal”, është duke qëndruar në Kosovë në kuadër të konferencës ndërkombëtare për miniera të organizuar nga KPMM.
Veç tjerash, kjo kompani, ka realizuar disa takime me institucionet relevante minerare, dhe po ashtu ka zhvilluar edhe vizitë në minierat e linjitit që operojnë në kuadër të KEK-ut.
Me këtë rast, Bordi i KPMM-së, njoftoi kompaninë, me rolin dhe funksionimin e KPMM-së, si dhe industrinë minerare në përgjithësi, me thekës të veçantë lidhur me industrinë e prodhimit të linjitit.
Po ashtu, përfaqësuesit e kompanisë, prezantuan punën e tyre dhe metodologjinë e shfrytëzimit të qymyrit në SHBA, përkatësisht në minierat e kompanisë. Tutje u diskutua rreth karakteristikave të përbashkëta të qymyreve të Kosovës dhe qymyreve që kjo kompani i ka në shfrytëzim, si dhe metodologjia e shfrytëzimit.
Kompania u sigurua se, KPMM do të ofron të gjithë përkrahjen dhe informatat për sektorin minerar, në kuadër të funksionit dhe obligimeve ligjore, duke ofruar kështu mbështetje të vazhdueshme dhe në çdo kohë.