Kthehu pas
25.02.2019

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mbajti takim informues me ndërmarrjet në sektorin minerarë

Prishtinë – 21 Shkurt 2019

Fjalën hyrëse e pati Kryesuesi i Bordit të KPMM-së Z.Musa Shabani me ç ‘rast e përmendi javën e minatorëve dhe i përgëzoi për kontributin e tyre në zhvillimin e vendit.   Pasi foli për resurset minerale, legjislacionin e KPMM-së subjektet afariste i njoftoi se KPMM-ja momentalisht mbart përgjegjësi për 561 leje dhe licenca të lëshuara. KPMM-ja zbaton dhe është përgjegjëse për zbatimin e Ligjit për Miniera dhe Minarale, Ligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare, Strategjinë Minerare të Republikës së Kosovës dhe Politikat Shtetërore për Zhvillimin dhe Avancimin e Sektorit Minerarë. Andaj ai kërkoi përgjegjësi nga operuesit ndaj Ligjit të Minierave. Ndër të tjera tha se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe social i Kosovës dhe mirëqenia e qytetarëve është prioritet kryesor i institucioneve shtetërore të Kosovës. Po ashtu të gjithë atyre që merren me industrinë minerare i`u premtoi përkrahje dhe mbështetje në çdo aspekt.

Qëllimi takimit ishte njoftimi i ndërmarrjeve për raportimin e detyrueshëm në KPMM sipas Ligjit Nr. 03/L-163 për Minierat dhe Mineralet i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr.04/L-158, me aktet nënligjore të nxjerra në përputhje me këtë ligj dhe Strategjinë Minerare.  Nga një prezantues nga Departamentet e përcaktuara i njoftuan Ndërmarrjet e licencuara për ndryshimet në raportim, si dhe sankcionet e mundshme në rast se nuk raportojnë.

Pas prezantimit ndërmarrjet morën edhe përgjigje në pyetjet e tyre nga Z. Jahir Gashi, inspektor i Minierave, Z. Sali Mulaj, Kryesues i Departamentit të Gjeologjisë, Z. Aqif Axhami, Kryesues i Departamentit të Gjeodezisë dhe Z. Selvije Kadriu, Inspektore e të Hyrave, Departamenti i Financave dhe Sami Duraku, Kryesues i Departamentit të GIS-it.

Më në fund nga Drejtori i KPMM-së u konkludua se këto takime për shkak të rëndësisë së vet  do të mbahen edhe në të ardhmen. Po ashtu ndërmarrjet do ta kenë mundësinë si deri më tani të konsultohen në Departamentet përkatëse.