Prishtinë – 13 Qershor 2019Prishtinë – 13 Qershor 2019
Bordi dhe Drejtori i KPMM-së u takuan me përfaqësues të GIZ-it.
Qëllimi i takimit për dallim nga takimet e mëhershme ishte konsultimi në lidhje me Projektin e GIZ-it “Fuqizimi i planifikimit hapësinor dhe menaxhimi i tokës” ku tani është në proces të hartimit të hartës zonale për Komunën e Podujevës. Kjo hartë si dokument i planifikimit hapësinor, definon kushtet zhvillimore për të gjitha zonat brenda territorit të një komune, përfshirë edhe zonat e minierave dhe mineraleve.
Andaj, qëllimi i këtij takimi do të ishte që të marrim informata mbi kushtet e planifikimit, kërkesat dhe kufizimet të zonave minerare në Komunën e Podujevës me theks të veçantë në ato metalike.
Anëtari i Bordit të KPMM-së Z. Kemajl Zeqiri i njoftoi të pranishmit për aktivitetin e KPMM-së me q`rast u tha se aktiviteti kryesor është licencimi dhe inspektimi.
Sa i përket interesimit për ujra termominerale të Këshillëtares për Planifikim Hapsinor (GIZ) Znj,Rudina Qerimi-, përgjigjeja ishte se për të njëjtat nuk ka asnjë licencë , pasi që nuk i përfshinë Ligji për Miniera dhe Minerale. Ndër të tjera Z. Zeqiri u shpreh se asnjë plan nuk do të duhej të rrezikoj shfrytëzimin e ndonjë resursi përderisa ai ndikon në zhvillimin ekonomik. Po ashtu ne jemi për ruajtje të mjedisit deri në masën e cila nuk e ndalë zhvillimin ekonomik tha ndër të tjera Z. Zeqiri. Asnjë licencë nuk lëshohet pa pëlqimin e MMPH-së dhe askush nuk mundë të operoj pa të drejta sipërfaqësore.
Nga Z. Sali Mulaj, Kryesues i Departamentit të Gjeologjisë pjesëmarrësit në takim u informuan nga se deri më sot çdo kërkesë e komunave ka marrë përgjigje qoftë për harta apo çështje tjera.
Domosdoshmëria e përpilimit të hartës zonale ka ardhur me ndryshimin e Ligjit për planifikimin hapsinor.
Të dyja palët u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen .