Misioni

KPMM ka në misionin e tij të lëshojë dhe të administrojë te gjitha lejet dhe licencat për shfrytëzimin minerar, të kryej mbikqyrjen teknike të instalimeve minerare dhe të impjanteve, si dhe të përpilojë rregulloret ligjore, të sigursë dhe shëndetit në vendet e punës. Me qëllim që të këshillojë investitorët, KPMM bën vlerësimet e burimeve gjeologjike, këshillon investitoret per zonat potenciale të interesit dhe ofron informata për shërbime të orientuara për ndonjë çështje që ka lidhje me interes në botën e shfrytëzimit minerar.

Misioni i KPMM (ICMM) eshte zhvillimi me efektivitet, i sigurte dhe i vazhdueshem ui vendburimeve te Kosoves dhe per te realizuar kete gje duhet te merren ne konsidetare aspektet qe vijojne:

  • Sigurimi i perdorimit optimal i vendburimeve dhe grumbullimi i te ardhurave me qellim qe te mbrohen interesat e popullates vendase dhe me marre masa per zhvillim ekonomik – planet e shfrytezimit minerar duhet te perpilohen dhe te mbeshteten brenda kuadrit te kerkesave ligjore.
  • Krijimi i nje strukture gjeo – informacioni me qellim qe te jepet nje informacion transparent i domosdoshem, boteror per te vendosur menjehere e aty per aty vendimmarresit e interesuar.
  • Te vrojtoje forcat e tregut dhe te pershtase prirjet per ndryshim, per te siguruar qe projektet jane zhvilluar sipas diktimit te tregut. Projektet e kthyera mund te arkivohen derisa te behen te vlefshem.
  • Te behet koordinimi me institucionet e tjera per te siguruar qe prioritetet jane te vrojtuara dhe qe planifikimi per te ardhmen eshte kryer per nje zhvillim me te mire te vendburimeve te vendit. Te sigurohet qe institucionet e tjera te mos nxjerrin jashte perdorimit rezervat e shfrytezueshme me ndertimin e sherbimeve mbi vendburimet ekzistuese.