Kthehu pas
05.04.2022

Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë

Komunikatë

Prishtinë – 05 prill  2022

Më 24 mars 2022 është lidhur  marrëveshja e bashkëpunimi në mes të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) dhe Komisioni të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Marrëveshja e nënshkruar nga rektori i UIBM, prof. dr. Alush Musaj dhe Selvete Grajqevci Pllana, kryesuese e Bordit të KPMM-së, për bashkëpunim ndërmjet këtyre dy institucioneve u vlerësua si mundësi përfitimi reciprok.

Rektori Musaj, theksoi se nga kjo marrëveshje mund të përfitojnë edhe mësimdhënësit dhe studentët e UIBM-së. Ndërsa znj. Pllana e vlerësoi si me rëndësi të veçantë, kjo për faktin se KPMM-ja menaxhon të tërë aktivitetin minerar në Kosovë, kjo ofron mundësi për studentet e UIBM-së, në veçanti fakultetit të gjeo-shkencave për konkretizim të mësimit teorik në atë praktikë.

Në kuadër të kësaj marrëveshje po ashtu parashihet që dy institucionet të organizojnë aktivitete të përbashkëta me karakter shkencor,  si konferenca, seminare, trajnime etj.